“Za Fest” ka “pushtuar” Kalanë Rozafa në edicionin e 6-të të tij, me praninë e një spektatori të shumtë në numër që kishin ardhur enkas për të shijuar një spektakël të mirëfilltë artistik, jo vetëm nga Shkodra, por edhe nga jashtë vendit. Elementët e veçantë të dekorit skenografik, efektet e dritave, cilësia e pastër e tingullit të zërit dhe një publik, i gjithi në festë, ishin detajet kryesore të kësaj nate.
Ndonëse është hera e tretë që artistja e njohur Elina Duni këndon në “Za Fest”, kjo e kësaj nate është e para në Shkodër edhe pse sikurse tregon ajo këngët shkodrane i këndon më së shumti.
“Jam shumë e lumtur që po luaj në kalanë e qytetit të Shkodrës. Është hera e tretë që un luaj në “Za Fest” kam qenë një nga muzikantët që kam luajtur më shpesh. Është hera e parë që luaj në Shkodër, kam shumë emocione dhe mezi po pres në fakt”, tha këngëtarja, Elina Duni.
Magjia e “Za Fest” vijoi me artistë të tjerë ku mes tyre edhe Vlashent Sata, drejtori artistik i “Za Fest” ndërsa kalaja “Rozafa” kumboi me muzikë deri në orët e vona të darkës. Za fest do të përmbyllet me interpretimin e këngëtarëve, Cristiana Verardo, Las Migas, Jericho, Bijat. Ky event vjen si një ndërthurje e folklorit shqiptar me elementë të muzikës moderne, me legjendat, poezinë dhe kinemanë.
Momente nga zhvillimi i “Za Fest” ka ndarë edhe ministrja e Kulturës Elva Margariti përmes postimeve në rrjetet sociale.
S.C/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rikthimi i PD-së me protesta në shtator, a do ta forcojë politikisht?
-
PO
16.1%
-
JO
80%
-
NUK E DI
3.9%
Vota total: 2502
Lajme të tjera
-
5 të vrarë dhe 26 të plagosur në Ekuador! Autoritetet: Shpërthimi në Guayaquil ndodhi prej bandave kriminale
15 Gusht, 08:05
-
Presidenti Begaj nis vizitën e parë zyrtare në Prishtinë! Do takojë krerët e shtetit dhe politikës, takim të veçantë me komandantin e KFOR-it
15 Gusht, 07:36
-
19% e punonjësve me pagë në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë 5.5 USD në ditë
15 Gusht, 07:32
-
Kthjellime dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 31 gradë
15 Gusht, 07:24
-
I bukur ky qiell për ndjenjat...mësoni horoskopin për ditën e sotme
15 Gusht, 07:08
-
U ndërpre energjia gjatë koncertit të Noizy? Reagon OSHEE: Ra automati nga pajisjet brenda regjisë
14 Gusht, 22:45
-
Depot me armë ruse në shënjestër të Ukrainës, rriten shqetësimet për centralin bërthamor
14 Gusht, 22:39
-
Përplasja me Conten, trajneri Tuchel: Nuk ka nevojë që ta ndezim më shumë! Kundërshtarët nuk duhet të ofendohen
14 Gusht, 22:18
-
Antonio Conte flet për përplasjen me trajnerin Tuchel: Problemi ishte mes nesh, nuk e kuptoi pse më tregoi arbritri kartonin e kuq
14 Gusht, 22:11
-
Rehabilitimi i ‘mozaikut të Tiranës’ nisin shpronësimet! Vendimi për kompensim, në 3 muaj do jepen 9.3 mln lekë
14 Gusht, 21:58
-
Shkrimtari u sulmua me thikë në New York, flet i biri: Është ende në gjendje kritike, por ka sens humori dhe guxim
14 Gusht, 21:52
-
Ylli Pata: Metamorfoza e yshtjes së dhunës nga Berisha-Meta
14 Gusht, 21:36