Aksident gjatë turit çiklistik Vlorë-Himarë-Llogara/ Çiklistët përplasen me njeri tjetrin, 2 prej tyre rëndë

VLORE-  Tre çiklistë janë përplasur me njëri tjetrin sot në aksin Kuç-Qeparo teksa garonin në edicionin e 81-të të turit çiklistik të Shqipërisë. Ngjarja u shënua në aksin rrugor Kuç-Qeparo, rreth orës  14-40. 

Çiklistët u përplasën teksa po kryenin etapën e katërt të këtij edicioni, etapë e cila përfshin itinerarin Vlorë-Himarë-Llogara.

'Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Kuç-Qeparo, gjatë itinerarit të garës të etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, 3 prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga. Të tre çiklistët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.', thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Tre prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga. Të tre janë transportuar për ndihmë mjekësore, drejt spitalit të Himarës, ku një nga të plagosurit është trasportuar më pas me helikopter drejt traumës në Tiranë, ndërsa dy nga çiklistët janë transportuar në spitalin e Vlorës.

Një nga miqtë e tyre çiklist tregon momentin e aksidentit në zonën  e rrugës së Lumit të Vlorës. Milos Mikic nga Mali i Zi tregon çfarë pa

Unë dhe shokët e mi i pamë dy djemtë dhe djali që po drejtonte biçikletën humbi kontrollin e biçikletës. Ndaluam makinën dhe shkuam ti ndihmojmë. Pritëm që të vinte ndihma e personelit mjekësor për të ndihmuar djalin që u vra, i cili humbi kontrollin e biçikletës. Njëri ishte nga Hollanda, tjetrin s'e di, madje nuk i di as emrat. Uroj që çdo gjë të jetë në rregull"  thotë ai.

Në spitalin e Vlorës janë bërë ekzaminimet dhe mjeku reamatolog Faslli Haxhiaj tregon gjëndjen shëndetësore të dy çiklistëve

"Nga ekzaminimet radiologjike një nga ata është me frakturë të klavikuls dhe të parakrahut, ndërsa tjetri me dëmtim të proceseve spinoze të kolonës në nivelin cervical.Situata është stabël , dhe ata do transportohen drejt traumës në Tiranë" 

Çiklistët e aksidentuar janë nga Hollanda dhe nga Bullgaria.

Edicioni i 81-të i çiklizmit startoi më datë 20 të këtij muaji nga sheshi ‘Skëndërbej’ në Tiranë. Aktualisht, zhvillohet etapa e katërt dhe pritet të zhvillohet dhe etapa e pestë dhe e fundit e cila starton nesër në orën 10:00 nga Vlora për në Fier. Përveç ekipeve shqiptare marrin pjesë edhe 12 ekipe të huaja nga Holanda, Danimarka, Anglia, Serbia dhe shtete të tjera. 

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Sot Serbi - Angli, policia gjermane në alarm! Masa të pazakonta para sfidës

Euro 2024/ Sot Serbi - Angli, policia gjermane në alarm! Masa të pazakonta para sfidës