Edicioni jubilar, nis ‘Rally Albania’! 800 pjesëmarrës garë në 280 fshatra të Shqipërisë! Piloti: Më keq se bixhozi, shumë shpenzime, por mbetet pasioni (VIDEO)

Makinat dhe motorët janë gati për një edicion jubilar. Rally Albania ka nisur sezonin e 20 me pjesëmarrjen e 326 garuesve dhe 800 persona gjithsej, duke përfshirë edhe asistencën. Në total do përshkruhen 1700 kilometra dhe do përshkruhen 280 fshatra nga Veriu në Jug për 8 ditë.

“Është hera e katërt që marrim pjesë bashkë në Rally Albania. Unë ko-pilot, ndërsa vëllai piloti i makinës. Shpresojmë të arrijmë qëllimin këtë vit, por gara ‘Rally Albania’ ka të parpritura nga më të ndryshmet. Nëqoftëse ti mendon se difekti do vijë nga motorri ndodh diçka që ti se kishe bërë menduar gjatë gjithë vitit që ke bërë përgatitjet. Më shumë frikë, ose tregohemi të kujdesshëm ka të bëjë me motorrin, që mos të sforcohet shumë”, shprehet Alban Karaj, Ko-pilot.

“Ne jemi nga Kosova, qyteti Vitia. Është viti i katërt që marrim pjesë në Rally Albania. Kush është objektivi? Ajo nuk dihet sepse është edhe fati. Është garë e hapur dhe konkurenti para teje mund të ketë fat”, shprehet piloti Ymer Remniku.

Nëse flasim për Rally Albanian, që e ka edicionin e 20, piloti Gëzim Bami, është vetë historia e këtij sporti në Shqipëri.

“Quhem Gëzim Bami. Kam 20 vite që merrem me Rally. Jemi futur kot, por tani është bërë një fiksim më keq se bixhozi. Sa para iu kanë shpenzuar këto 20 vite? Ka ngrënë një pallat në Tiranë dhe po ha përditë sepse fiksimi nuk ka mbaruar akoma”, thotë ai.

Duke përfshirë edhe Shqipërinë janë 25 vende në garë, ndërsa nuk mungojnë as gjermanët.

“Shqipëria është një vend i bukur kështu që unë vij këtu jo vetëm për Rally, por edhe për pushime! Ky është viti i 6 që unë marr pjesë në Rally Albania”, shprehet piloti gjerman.

Padiskutim një nga makinat më interesante në ‘Rally Albania’ është ky Benz, që në gjuhën popullore njihet si katër fenerësh.

“Në mes e poshtë është G Class. Kjo makinë kur ka dalë për herë të parë, nga pika zero derisa është ndërtu, ka kërkuar 1 muaj e 5 dit. Janë future brenda saj 2-3 makina sepse ka modifikime të jashtëzakonshme. Ka një motor OM 606 Mercedes, me 6 pistonë dhe motor 3 mijë kuaj fuqi. Siç e ka vetë Mercedezi”, vijon Etland Hoxha, pilot.

Ky event në Shqipëri organizohet nga Federata Shqiptare e Motociklizmit dhe Motoclub Albania.

SI.E./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë