PRISHTINE- Me marrëveshjen për energjinë që është arritur në Bruksel, Serbia e ka njohur pavarësinë e Kosovës në fushën energjetike. Kështu tha zv.kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, gjatë një deklarate për mediat.

Tahiri tha se kjo marrëveshje dhe plani aksional është rezultat i një procesi katërvjeçar të bisedimeve. Sipas saj, me këtë marrëveshje shuhen të gjithë operatorët ilegalë të energjisë që kanë vepruar në pjesën veriore të vendit që nga përfundimi i luftës dhe fillon normalizimi i gjendjes me energji në katër komunat veriore.

Marrë nga "RTK"

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)