Edita Tahiri: Vuçiç ta lexojë
mirë marrëveshjen e Brukselit
Zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, ka përsëritur qëndrimin e saj se nuk do të ketë zgjedhje të Serbisë në Kosovë, të organizuara nga Serbia. Ajo e porosit zëvendëskryeministrin e parë në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ta lexojë mirë marrëveshjen e 19 prillit të nënshkruar në Bruksel.
PRISHTINE- Zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, ka përsëritur qëndrimin e saj se nuk do të ketë zgjedhje të Serbisë në Kosovë, të organizuara nga Serbia. Ajo e porosit zëvendëskryeministrin e parë në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ta lexojë mirë marrëveshjen e 19 prillit të nënshkruar në Bruksel.
“Një shtet nuk mund të organizojë zgjedhje në shtetin tjetër, aq më tepër që marrëveshja e Brukselit i ka dhanë fund çfarëdo ndërhyrjeje të Serbisë në punët e brendshme të Kosovës”, thotë Tahiri.
Ajo ka porositur Vuçiçin ta lexojë mirë marrëveshjen e Brukselit “që vetë e ka nënshkruar”.
Me praktikat ndërkombëtare ata që kanë dyshtetësinë kanë mundësi të japin kontribut në këto çështje.
“Mund të realizohet përmes një metodologjie të grumbullimit të votave dhe që grumbullimi të bëhet me ndihmën e
OSBE-së. Dallimi është që Serbia nuk organizon zgjedhje, por procesi i votimit nëpërmjet grumbullimit të votave është metodë që bëhet për shkak të aty-këtu qytetarëve serb që mund të kenë dyshtetësinë”, shprehet Tahiri.
Çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të Serbisë, e pati komentuar edhe ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson, duke thënë se për këtë janë duke u përgatitur modalitetet dhe format, të cilat do të lejonin një gjë të tillë. Dhe, nëse diçka e tillë ndodh, sipas saj kjo do të jetë një shenjë e mirë për demokracinë e Kosovës.
Për analistin Ardian Arifaj, nuk mund t’ju mohohet atyre që kanë nënshtetësi serbe të drejtën për me votu, por se duhet të shikohen mekanizmat se si do t’i mundësohet kjo.
“Çdo mënyrë tjetër ka me qenë në kundërshtim edhe me frymën e normalizimit të marrëdhënieve”, thotë Arifaj, duke shtuar se kjo do të jetë “edhe në kundërshtim me frymën e dialogut, edhe në kundërshtim me marrëveshjet që janë arritur në Bruksel, edhe në kundërshtim me ligjet e Kosovës, edhe në kundërshtim me vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
Në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2012 në Serbi, OSBE-ja ka ndihmuar që të lehtësojë votimin e qytetarëve më të drejtë vote, bazuar në një marrëveshje mirëkuptimi ku ishin të përfshirë zyrtarë nga Prishtina dhe Beogradi.
Sipas zyrtarëve Komisionit Zgjedhorë në Serbi, me përkrahje të OSBE-së më 16 mars në Kosovë do të hapen 90 vendvotime. Roli i OSBE-së, sipas tyre, do të jetë transportimi i materialit zgjedhor nga Rashka e Vranja deri te vendvotimet, si dhe sigurimi i votuesve në vendet zgjedhore dhe transportimi i materialit zgjedhor pas votimeve.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.2%
-
Jo
42.3%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5929
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15