Bollino: Shuhet ëndrra e Bashës për një tjetër 21 janar, viktimë vetëm kërpudha e kuqe

Bollino: Shuhet ëndrra e Bashës për një tjetër 21 janar, viktimë vetëm kërpudha e kuqe

Kur Berisha e Basha kanë planifikuar javët e kaluara protestën e 16 shkurtit, e cila, sikurse u zbulua sot, parashikonte edhe sulmin kundër godinës së Kryeministrisë, sigurisht kishin ndërmend fjalët që vetë Berisha shumë herë i ka përsëritur për të justifikuar 4 të vrarët dhe 36 te plagosur e 21 Janarit. “Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit, shikoni ligjin. Ata ishin brenda rregullores”. Domethënë, sipas Berishës, rregullorja e Gardës parashikon mundësinë e hapjes së zjarrit nëse përpiqen të pushtojnë godinën e Kryeministrisë, në atë pikë, sa vetë Berisha deklaroi në televizion: “Në mos Garda, mund të ishte dhe gishti i Sali Berishës” që do të hapte zjarr.

Pra, t’i urdhërosh militantët e tyre që të sulmojnë Kryeministrinë, siç ndodhi sot, zbulon atë, që në projektet e Berishës dhe Bashës ishte parashikuar edhe mundësia që Garda të zbatonte “rregulloren” e saj dhe të hapte zjarr si më 21 Janar mbi protestuesit e opozitës. Një tragjedi e atyre përmasave do t’i kishte shërbyer Partisë Demokratike dhe LSI-së, jo vetëm për të justifikuar një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës, por edhe për “të barazuar” llogarinë politike me 21 Janarin dhe për të konfirmuar se me të vërtetë Garda ka të drejtën të qëllojë kur është fjala për të mbrojtur institucionet.

Por plani djallëzor dështoi. Për fat të mirë, Policia nuk hapi zjarr, protestuesit u larguan të paprekur nga sulmi mbi selinë e qeverisë (po ashtu si dhe kalimtarët në bulevard) dhe Garda tregoi me fakte se rregullorja për të hapur zjarr mbi demonstruesit e opozitës që proteston, sikurse përsëritin prej 7 vitesh Berisha dhe Basha, thjesht nuk ekziston. Viktima e vetme e protestës ishte kërpudha e kuqe, që një artist i huaj ia kishte dhuruar Tiranës dhe që tërbimi i opozitës e bëri copë-copë.  

Fantazmat e 21 Janarit duhet të vazhdojnë të përndjekin doktorin dhe krahun e tij të djathtë. Ndërkohë që ndaj tyre rrezikon të hapet një tjetër kapitull i zi në marrëdhëniet ndërkombëtare, pasi nga 14 shtatori 1998 nuk ishte parë një deklaratë unanime që të dënonte dhunën e ushtruar nga opozita, si ajo e shpërndarë sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe OSBE. Atëhere Berishës iu deshën shtatë vjet para se të dilte nga gremina, në të cilën e zhyti projekti i tij i dështuar i grushtit të shtetit. Do ta shohim javët e ardhshme fatin që e pret Lulzim Bashën.        

G.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roza: 17/02/2019 14:14

    Qellimi I kesaj proteste ishte qe te iki Rama e te vije krimineli Berrisha. Rama edhe ka gabime por as ka vrare e as ka futur oppziten në burg sic beri Berisha krimineli, 21 Janari, ‘97, e shume e shume krime rendojne mbi Berishen. Si ka goje e surrat ky monster te bej thirrje per te rrembyer armet. Per kete faj ka edhe qeveria qe ligjin e ka shume te vite.

    Përgjigju
  • Konjak: 17/02/2019 11:22

    Protesta ishte ne lartesin e duhur .As nje proteste nuk zhvillohet per qef ,apo nga te mirat qe kan siguruar populli.Cdo proteste zhvillohet dhe perkrahet nga populli nga e keqia .Nga mungesa e punes ,rroga dhe pensione qesharake ,institucionar qe rrjepin pa torua popullin,qe te zgjidhesh nje pune ,duhet te shkosh te KM.Qe femia e nje punetori ,te mbaroj shkollen ,familia duhet te shes shtepine ,dhe nuk i del.Qe gjith popullsia e afte per pune ,u largua nga syt kembet .Qe qeverisia krenohet se papunesia eshte ne shifrat me te uleta .Protesta nuk ka per qellim shkaterimin ,por te sensibilizoi qeverisien dhe nderkombetaret .Mund te ket edhe mdonje dem ,te shkaktuar nga protesta ,por te gjith e dim ,se ne proteste nuk vihet me tufa me lule .Cdo qytetar ,i cdo rryme politike qoft ,ka te drejten per te jetuar.As nje qytetar nuk duhet te jet kaq i varfer ,sa te shes veten ,dhe kete mbijetes duhet tia siguroje qeverisia .Ky veprim nuk eshte per meshir ,por ja siguron -kontrata sociale -.

    Përgjigju
  • atdhetari: 17/02/2019 09:25

    ne kemi nje problem shume te madh ne shqiperi. kemi trafiqe dhe korrupsion, kemi kriminele qe vendosin fatin e vendit dhe popull qe vdes urie, klientelizem dhe nje pabarazi sociale te tejskajshme. Pra arsyet per te rrezuar nje qeveri jane te teperta. Problemi eshte se ato qe pretendojne te marrin pushtetin jane njlloj si ata qe jane ne pushtet por me njerzit e tyre. kane klientat e vet, kriminelet e vet te korruptuarit e vet etj etj. Ajo qe nuk kuptoj eshte se si ka mundesi qe gazetaret qe duhet te analizojne dhe te jene te paanshem dhe me etike opinioni dhe analize, sulmojne kriminelet e njerit krah dhe ngrisin ne qiell kriminelet e te korruptuarit e krahut tjeter. Pra duke pasur klase politike te qelbur, te korruptuar dhe kriminale i vetmi ze qe mund te jete drita e farit ne detin e trazuar, pra gazetaret cfare bejne? I bejne karshillek pales kriminale qe fiton konfliktin. Dhe kjo vlen edhe per ata gazetare qe sikur quhen te pavarur por qe te pavarur nuk kane as qenin e shtepise. Keshtuqe popull mjeran: nqs ke lindur i mjere do vdesesh i tille. Protesto sa te dush se ne fund te fundit je vetem vegel pa dinjitet i kriminelit te rradhes dhe qe blihesh shume me lire se gazetaret qe sikur jane zeri i popullit.

    Përgjigju
  • xreport: 16/02/2019 21:28

    hahahha bravo

    Përgjigju
  • E**A**: 16/02/2019 19:19

    Mëndjeprehta Kryemadh na doli nga selia e LSI me fëmijë përdore sikur po shkonte të prente ndonjë shirit për inagurimin e ndonjë shatërvani. Gjenerali fjalëpak, me zë të mekur në intervista televizive por tregoi veten si gjeneral. I kishte bërë llogaritë mirë. Më kujtoi një pjesë nga filmi Skënderbeu ku Skënderbeu dhe historiani ndjekin nga larg rrethimin e kalasë, në një moment porta e kalasë hapet dhe mbrojtësit e kalsë qëllimisht tërhiqen. Historiani gëzon por Skënderbeu i thotë, duro. As gjë nuk harrohet.

    Përgjigju
  • Euro: 16/02/2019 19:18

    Eshte plotesisht e vertete: Qellimi i protestes se sotme ishte per te vertetuar se policia te vret po kalove gardhin.Lulit i kerkohej ky vertetim prej Saliut,ndersa Monikes prej Ilir Floririt. Saliu dhe Iliri u kane vendosur kushte se ne se nuk e sigurojne kete vertetim te mos duken me ne shtepi...Dhe ka mundesi qe Luli dhe Monika te vetvriten per t'ja lene pergjgjesine policise..Tepke si Romeo e Zhulieta..te enjten..ora..nuk ka fillim dhe as mbarim

    Përgjigju
  • Ardjan: 16/02/2019 19:03

    Ça ti bësh!kjo êshtë e "keqja"e demokracis,qeverria ndryshohet me votë!

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 16/02/2019 18:27

    Fati Berishes dihet populli ja bere ne maje te kokes mullarin me m...Bashen do ta pshurrin dhe qente e rruges...Moniken fo ta kete zili cdo shpellar per pak mashkull-femer

    Përgjigju
  • Hinglateri: 16/02/2019 18:22

    Basha mbasi rrezoi kerpudhen po sheh enderra mu dru e hunk... llogarit sa do te jete huri me i tradhe dhe i gjate qe do ti futet ne b....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren