Në rast se prishja e mijëra objekteve të ndërtuara pa leje apo shkatërrimi i oazit të prodhimit tëe hashashit në Lazarat gëzuan një publicitet të pashoq, një reformë shumë më e thellë po ndodh me pronat. Kjo nuk është shoqëruar nga buja e zakonshme, duke qenë se nuk është edhe aq e lehtë të përballet nga shteti dhe, së dyti, përmasat e saj mbeten ende të përcaktohen në segmentin Tiranë-Strasburg. Nuk është më fjala për të dërguar fadromat apo trupat speciale të Policisë, por për të paguar fatura tepër të kripura financiare, për të rëmuar thellë në Hipotekë e për të nxjerrë të gjitha shkeljet shumëdekadëshe, të kryera në një nga të drejtat bazike të njeriut, në katrahurën e qeverive të mëparshme e, për të rivendosur një pikë zero, nga mund të nisin seriozisht investimet.
/Shqiptarja.com








