EDITORIAL/ Ziliqarë
profesionistë dhe Shqiptarja.com
EDITORIAL/ Sot, disa media afër (dhe në disa raste të financuara drejtpërdrejtë) nga Partia Demokratike lajmëruan me ton triumfal se Shqiptarja.com po falimenton. Sigurisht që bëhet fjalë për një lajm të rremë që tregon vetëm një iluzion të tyrin. E vërteta (për fatin e tyre të keq) është totalisht e kundërt: Shqiptarja.com po investon dhe po forcohet përmes një riorganizimi të redaksisë së saj që deri tani ishte e çarë më dysh mes webit dhe printit.
Sot, disa media afër (dhe në disa raste të financuara drejtpërdrejtë) nga Partia Demokratike lajmëruan me ton triumfal se Shqiptarja.com po falimenton. Sigurisht që bëhet fjalë për një lajm të rremë që tregon vetëm një iluzion të tyrin. E vërteta (për fatin e tyre të keq) është totalisht e kundërt: Shqiptarja.com po investon dhe po forcohet përmes një riorganizimi të redaksisë së saj që deri tani ishte e çarë më dysh mes webit dhe printit.
Ashtu siç po ndodh në të gjitha realitetet editoriale në botë, fuqizimi i raportit mes medias online dhe printit kalon përmes unifikimit të redaksive. Kur bashkohen dy redaksi ndodh që ndonjë figurë profesionale të kufizohet, e figura të tjera të shtohen: objektivi është ai i sigurimit të nje bilanci të shëndetshëm, që është garancia e vetme për pavarësinë e një media. Kjo është sipërmarrja e Shqiptarja.com, pra asnjë falimentim dhe asnjë mbyllje.
Shqiptarja.com online (që vazhdon të rritet përditë) dhe Shqiptarja.com në print do të vazhdojnë të jenë në treg edhe më të fortë se më parë. Domosdoshmëria për të rishikuar kostot lind sigurisht nga një krizë e tregut që ka reduktuar në mënyrë drastike (në Shqipëri dhe në Europë) të ardhurat nga reklamat. Dikush i ka zëvendësuar këto humbje me gjobat që i vendos politikës, me paratë e pista apo me borxhet që nuk ua kthen bankave. Shqiptarja.com nuk ka asgjë nga këto.
Arrijmë ta kuptojmë që ky rrugëtim profesional është i pakapshëm për disa “botues”, të cilët as nuk e dinë se ç’është një bussines-plan dhe që janë të gatshëm të humbin miliona e milionë lekë vetëm për të mbajtur në jetë “kallashnikovin e tyre me bojë” që duhet ta përdorin për të fituar tendera e të jetojnë me imunitet duke u mbrojtur pas një shantazhi të përjetshëm. Për ta, një gazetë, një TV apo një faqe on line janë vetëm armë shumë të kushtueshme për t’u përdorur në mbrojtje të pisllëqeve të tyre politike apo financiare. Ndërsa për ne një media është vetëm një sipërmarrje për të ofruar informacion profesional.
Kuptojmë gjithashtu se nisma e riorganizimit e ndërmarrë nga administrata e grupit Shqiptarja.com është e pakuptueshme edhe për ata “botues” që financojnë humbjet e mediave të tyre duke shitur birrë apo duke shtuar borxhet në banka me kredi që nuk i kthejnë asnjëherë e duke mos paguar për muaj të tërë gazetarët. Ose, presin që Djali i dikujt, të paraqitet në fund të muajit në redaksi për të paguar nga xhepi i tij rrogat.
Shqiptarja.com nuk i përket këtyre kategori mediash. Objektivi ynë është ai i konsolidimit të bilanceve tona për të garantuar stabilitet ekonomik (e garanci për rrogat) për punonjësit dhe te respektojmë lexuesit. Lexues që falenderojmë dhe sigurojmë se jemi gjallë dhe në shëndet të plotë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2433
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion
16 Janar, 22:52
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45