Trajneri i Egnatias së Rrogozhinës në Superligën e futbollit, Edlir Tetova i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Për fat të mirë gjithçka ka kaluar me sukses dhe 42-vjeçari është në gjendje të stabilizuar.
Mësohet se mbrëmjen mes të hënës dhe të martës, Tetova ka pasur shqetësime dhe ka shkuar me urgjencë në një nga spitalet private të Tiranës.
Pas kontrollit të detajuar, mjekët e kanë parë të arsyeshme për një ndërhyrje për vendosjen e stentave në zemër. Të martën (dje), operacioni ka kaluar me sukses dhe gjendja e trajnerit raportohet e mirë, por ai qëndron ende nën kujdesin e mjekëve.
Tanimë pritet të mësohet se sa kohë do qëndrojë Egnatia pa trajnerin në stol, me shëndetin që është prioritet.
Komente










