Edmond Budina: Kini kujdes, në protestë ka sabotator, mos u provokoni! Meta të shpërndajë parlamentin

Regjisori Edmond Budina ka bërë thirrje për mosbindje civile në çdo qytet, teksa u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes pasi në protestë ka dhe sabotator.

"E neveritshme kjo gjë ndodhi, ka diçka që mbase pak njerëz e dinë, me 17 të 1945 u themelua teatri profesionist, dhe me 17 maj mafia në bashkëpunim me pushtetin e shembën. E kuptoni se si funksionojnë edhe me simbolikat, për të na ulur kokën. Do rrimë edhe 200 vjet për të mbrojtur pronën publike. Një nga personalitet më të mëdha të arkitekturës italian më tha që shembja është i bërë nga një grup mafiozësh, por ata nuk mund ta shembin kulturën. Për të ruajtur simbolikën. Na kanë futur edhe sabotator. Mos e lejojnë këtë dhunë që veprojnë në këtë mënyrë. Nuk ka rëndësi se çfarë po ndodh atje, këtu janë të gjithë njerëzit që e duan Shqipërinë dhe kulturën e tyre, ata që provokojnë duan të na përçajnë. Çdo politikan në çdo lloj krah është i mirëpritur, jo përçarje, jo dhunë. Ne kemi nevojë për zhvillim, duhet të bëjmë një mosbindje civile kudo, të gjithë bashkë. Në  Elbasan i bllokuan qytetarët të vijnë, në çdo qytet të protestojnë, nuk na ndalojnë ne që t'i përgjigjemi për të mirën e vendit, është histori shpirti dhe jo përfitim0. Presidenti të kërkojë shpërndarjen e parlamentit. Të largohet menjëherë kryetari i Bashkisë, ai kriminel sepse krimi kundrejt kulturës është një nga krimet më të mëdha të njerëzimit. Ata duhet të ikin dhe ne me ndihmën e Europës do ta rindërtojmë teatrin siç ishte sepse është simbol i qëndresës qytetare, i pastërtisë njerëzore se asnjëherë se kemi mbrojtur se do merrnin disa tulla apo se do  përfitonim, por sepse e donim. S;do i ndalojmë protestat", tha ai.


Lajmi kryesor:

Mbi 2 orë tubim! "Yyyyy", thirrje kundër Bashës, artistët përjashtuan opozitën nga podiumi! Budina: Të mërkurën protesta e radhës


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë