Edmond Doko: Koncerti, ja pse
i riktheva kompozitorët shqiptarë

Edmond Doko: Koncerti, ja pse<br />i riktheva kompozitorët shqiptarë
Tingëllimi origjinal i veprave të kompozitorëve shqiptarë do të përcillet këtë herë nga skena e madhe e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë.

Pjesëve të kompozitorëve më të shquar si Thoma Gaqi, Tonin Harapi, Çesk Zadeja, do t’i bashkohen edhe zërat origjinalë të kompozitorëve të huaj si Edvard Grieg, Sergei Prokofiev, etj.

Kompozitorët shqiptarë e të huaj do të interpretohen si një trup i vetëm, pohon dirigjenti i këtij koncerti Edmond Doko gjatë provave. Koncerti që do të mbahet më 9 prill nga Orkestra Simfonike e Tetarit të Operës dhe baletit titullohet “Paralele muzikore”. Ky koncert do të mbahet me pjesëmarrjen e solistëve Ardita Bufaj në piano dhe Gëzim Bulcari në violinë.

kompozitoret shqiptare

Gjatë provave, dirigjenti Edmond Doko rrëfen motivet e përzgjedhjes së kompozitorëve shqiptarë në një koncert të përmasave të mëdha.

“Thjesht për të provuar që autorët shqiptarë në pjesën dërrmuese janë po kaq të denjë sa dhe autorët europianë. Prandaj dhe qëllimisht programi është ndërtuar si garë apo ballafaqim i këtyre veprave. Për shembull një valle simfonike e Edvarad Grieg me një valle simfonike të Thoma Gaqit”, theksoi dirigjenti Doko.

edmond doko

Në programin e koncertit përfshihen veç të tjerash interpretimi nga muzika e Sergei Prokofiev i Gëzim Bulçarit në violinë, si dhe “Romanca për piano dhe orkestër” e Tonin Harapit që do interpretohet nga pianistja Ardita Bufaj.

Koncerti do të vijojë edhe me kompozimet “Vajzat e qytetit të gurtë” të Çesk Zadesë, si dhe Suita nr.1 nga baleti “Hirushja”.

kompozitoret shqiptare

kompozitoret shqiptare

kompozitoret shqiptare
 Foto të tjera..

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri