Edmond Spaho në Korçë: Do hapim negociatat me BE dhe do zhvillojmë ekonominë

Edmond Spaho në Korçë: Do hapim negociatat me BE dhe do zhvillojmë ekonominë

Edmond Spaho

Koordinatori i PD në Korçë, Edmond Spaho në takimet elektorale para mbylljes së fushatës elektorale në këtë qark, akuzoi qeverinë se ka dështuar. Sipas Spahos, Rama nuk realizoi asnjë nga premtimet e tij, ndërsa përmendi hapjen  e300 mijë vende pune e shëndetësinë falas.

Spaho kërkoi votat e e qytetarëve për PD, duke premtuar hapje e negociatave, ndërsa shtoi se me programin e tyre, bujqësia do ketë avantazhe të mëdha pasi fermeri shqiptar do të ketë  të njëjtin status me fermerin grek dhe të tjerë europianë. 

"Ata do të eksportojnë produktet dhe në vendet jashtë BE, si të ishim vend anëtar i BE. Me programin e PD, fshati do të zhvillohet ekonomikisht edhe nga lehtësitë e konsiderueshme fiskale. Do vendosim taksën e sheshtë 9 përqind , do të ulim tatimin mbi të ardhurat që të shtohen investimet, paratë në xhepat e shqiptarëve dhe punësimi.  Do të rrisim pagat dhe pensionet 25 përqind do të dyfishohet ndihma ekonomike dhe ndër të tjera do të paguajmë tarifat e Universitetit për familjet me të ardhura të ulëta. Për ne ka rëndësi që të ti japim vendit qeverisjen e cila do të zbatojë reformat. Me Lulzim Bashën kryeministër, vendi do ti kthehet normalitetit, do të zhvillohet ekonomia dhe do të hapen negociatat me BE", tha Spaho.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës