Lille, Francë - Banesa e Edon Zhegrovës ishte objekt i një vjedhjeje gjatë natës së ndërrimit të viteve. Sipas BFM në Francë, janë vjedhur veshje luksoze dhe sende të ndryshme.
Një surprizë e keqe për fillimin e vitit, me Zhegrovën që ishte me pushime në Kosovë ndërkohë që ndodhte plaçkitja. Ngjarjet kanë ndodhur pak para mesnatës, mbrëmjen e 31 dhjetorit. Në vendngjarje, zyrtarët e policisë zbuluan se dera e përparme ishte hapur me forcë dhe dhoma të shumta në shtëpi ishin kontrolluar.
Alarmi ishte ndezur në orën 23:50, por Zhegrova nuk ndodhej në shtëpi dhe asnjë komshi nuk ishte në dijeni të ngjarjes. Këtë sezon sulmuesi anësor i Kosovës po shkëlqen me Lille në Francë, por duket se 2024 ka nisur keq për të.