Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha ka rikthyer në politikë ish-ministrin e Drejtësisë në kohën e qeverisjes së PD-së, Eduard Halimin.

Burime bëjnë me dije se Halimi do të bëhet koordinator i posaçëm i Partisë Demokratike për procesin zgjedhur, por nuk do të kandidojë për deputet.

Kujtojmë se ish-deputeti i PD-së u largua nga politika në shkurt të vitit 2018, ku njoftonte se do t’i përkushtohej një projekti në Ballkan të së drejtës ndërkombëtare private.

Halimi ka qenë deputet i Partisë Demokratike gjatë tre legjislaturave. Ai ka shërbyer edhe si Ministër i Drejtësisë gjatë qeverisjes Berisha.

Vendimi i PD për emërimin e Eduard Halimit si koordinator i posaçëm