Eduard Ndocaj: Familja e Balilit 
është patriote, e sulmon Greqia

Eduard Ndocaj: Familja e Balilit <br />është patriote, e sulmon Greqia
Deputeti  socialist Eduard Ndocaj e ka cilësuar familjen e Klement Balilit si një familje patriotike dhe  nga më të mirat në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Ndocaj shkruan se familja Balili sulmohet nga Greqia.

Ai ka udhëtuar drejt Delvinës ku është takuar me kreun e Bashkisë së Delvinës  Rigels Balilin, që është njëkohësisht nipi i Klement Balilit. Balili është shpallur në kërkim nga shteti shqiptar nën akuzën për trafik të lëndëve narkotike.

Postimi i plotë i deputetit Ndocaj
Sot, deputeti Ndocaj pati kenaqesi te takohej me Rigels Balili ne Santa Quaranta. Rigelsi, jo vetem Kryetar Bashkie i Delvines por edhe nje djale punetor e patriot.
Keta jane te gjithe familje punetore qe njihen ne gjithe Saranden e Delvinen. Jane marre me sipermarrjen qe ne fillim te viteve ’90 dhe ne gjithe keto vita kane punesuar dhe kane mbajtur qindra familje te ndershme e punetore. Vetem sot, ne hotelin Santa Quranta ka qindra punetore. Greqia eshte munduar me shekuj qe familjet mira shqiptare t’i sulmoje e kete e ka bere qe te kete influencen e saj te plote ne Jug e Shqiperise.
Shqiperia ka nevoje per familje te ndershme e punetore qe kontribuojne ne zhvillimin e vendit dhe ne ruajtjen e sovranitetit.
Shqiperia nuk eshte Kolumbi dhe historia jone kombetar eme familje patriotike nuk ka lidhje me kartelat e Kolumbise. Eshte e turpshme qe shqiptaret te quhet Eskobar.
Ne Shqiperi ka tituj: kapedan, bajraktar, aga e keto tituj meritojne te gjithe ato familje qe kontribuojne ne zhvillimin e vendit.

ndocaj


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra