104-vjetori i shpalljes së pavarësisë apo siç njihet ndryshe dhe si Festa e Flamurit, ka kaluar mjaft vakët në qytetin e Lezhës.
Ndryshimi i protokollit nga bashkia bëri që drejtuesit e institucioneve dhe ata politik të mos jenë të pranishëm në ngritjen e flamurit.
Ndonëse në ftesat zyrtare njoftimi ishte se kjo ceremoni do të mbahej në orën 10 e 30 minuta, bashkia e nisi aktivitetin 30 minuta më herët.
Në nderim të pavarësisë së vendit Nënkryetari i Bashkisë Enver Hafizi ngriti flamurin pranë obeliskut, ndërsa u vendosen dhe buqeta me lule.
Por vetëm pak minuta më vonë flamuri u ngrit sërish në të njëjtin vend nga Deputeti Eduart Ndocaj. Ky i fundit e ka quajtur të paprecedentë veprimin e bashkisë, e cila sipas tij u tall me Ditën e Flamurit.
Nënkryetari i Bashkisë Enver Hafizi ju ka kërkuar ndjesë të gjithë të ftuarve, duke deklaruar se u vendos që ceremonia të niste më herët për shkak të kushteve atmosferike.
Aktivitet në nderim të Ditës së Flamurit u zhvendosen më pas në qendrën kulturore, ku fëmijët u bënë pjese e një aktiviteti të larmishëm artistik.
E vetmja risi që tërhoqi vëmendjen në këtë ditë ishte prezantimi për herë të parë i bandës frymore të shkollës Besëlidhja e cila është krijuar nga nxënësit e klasave të muzikës.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com