TIRANE - Eduard Selami, ish-kryetari në ekzil i PD i ardhur para një javë në Shqipëri për të bashkëpunuar dhe mbështetur Berishën në zgjedhjet e 23 qershorit, tashmë rikthehet sërish në kundërshtar i tij.
Burimet të sigurta pranë ish-kreut të PD saktësojnë se Selami nuk e ka suportuar dot sfidën që Berisha po i bën SHBA dhe ambasadorit Arvizu në lidhje me vendimin më të fundit të gjykatës së Tiranës për 21 janarin, teksa liroi nga salla e gjyqit ish-kreun e Gardës Ndrea Prendi dhe ish-gardistin Agim Llupo. Mësohet se Selami nuk e kapërcen këtë situatë, pasi nuk pajtohet me qëndrimin e gjykatës së Tiranës, sidomos me karshillëkun që i bën Berisha SHBA. Për të, ambasadori Arvizu foli në emër të SHBA dhe ky është një absurditet që ndodh në politikën shqiptare që i kundërvihet përfaqësuesit të shtetit më demokratik në botë.
Vendimi i Selamit për të mbështetur PD, si partinë më progresiste në vend dhe që ka përmbysur regjimin komunist, kishte ardhur për shkak se s’ka besim tek e majta për qeverisjen. Mësohet se Selami erdhi për t’i përcjellë Berishës këto mesazhe të Amerikës por u gjend papritur në qëndrimin sfidues të tij për “21 janarin”. Ai është tronditur nga qëndrimi që mban qeveria ndaj SHBA, duke deklaruar tërheqjen e mbështetjes për liderin e PD Berisha, qëndrim që pritet ta mbajë dhe në emisionin “Opinion”. Për të është e patolerueshme që Berisha të prishet me SHBA për një vendim gjyqësor, e dyta herë vetëm për gjyqësorin, duke e ditur se SHBA janë shumë sensible ndaj pavarësisë së institucionit. Hera e parë ka qënë viti 1994 për gjyqin ndaj minoritarëve grekë dhe tani për gjyqin e 21 janarit, ku u vranë 4 demonstrues të pafajshëm përballë kryeministrisë. Selami s’është takuar, dhe deri në fund të javës kur do largohet nga Shqipëria s’do takohet me Berishën, pasi janë ndarë përfundimisht te standardet demokratike. Mësohet se Selami nuk do bashkohet as me Bamir Topin, ndërsa pozicionohet përfundimisht kundër Berishës.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com