Eduard Selami zyrtarizon
kandidaturën për kryetar të PD Selami: Do i rikthej lavdinë PD-së

Eduard Selami zyrtarizon<br />kandidaturën për kryetar të PD Selami: Do i rikthej lavdinë PD-së
Eduard Selami ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të PD, pas humbjes së thellë të PD në 25 qershor dhe çeljes së garës për kryetarin e ri

Gjatë një konference për shtyp, Selami tha se është i gatshëm të përfaqësojë interesat e demokratëve dhe t'i japë vendit një opozitë të fortë si dhe një alternativë shprese për qeverisjen e vendit nesër. 

Selami mbrojti Bashën kur tha se humbja e zgjedhjeve të 25 qershorit nuk është vetëm përgjegjësi e tij.

"Duhet një analizë e hapur dhe e sinqertë duke parë gjërat që na bashkojnë dhe jo ato që na ndajnë.

Gara do jetë model për ta nxjerrë PD-në më të fortë. PD do të dalë shumë më e fortë dhe do të jetë një nga opozitat më të forta në Kuvend. 

Kjo humbje nuk është vetëm përgjegjësi e z.Basha. Por e kam thënë para dy vitesh, për mungesën e shpresës, besimit në PD, ishte një kritikë miqësore brenda shtëpisë por që s'u mor si e tillë"
, u shpreh Selami. 

Selami: Do i rikthej lavdinë PD-së
Deputeti demokrat i cili nuk u përfshi në listat e kandidatëve nga Basha, shprehu gatishmërinë për kandidimin një natë më parë, kur kryetari demokrat ngriu funksionet e tij në PD dhe shpalli zgjedhjet. 

Në një status në Facebook, Selami shkruan se ndjen përgjegjësinë për t'i rikthyer Partisë Demokratike lavdinë e merituar.

"Demokrate te nderuar, me ndjenje pergjegjesie dhe synim per t'i rikthyer se bashku PD, lavdine e merituar, shpall kandidaturen per Kryetar!", shkroi një natë më parë Eduard Selami. 

Ndërkohë, gjatë paradites së kësaj të mërkure, Eduard Selami takoi grupin e punës në selinë blu ku edhe kanë nisur procedurat për zgjedhjet në parti. 

Ngjela mbështet Selamin: I vetmi që kërkoi riparimin e PD në 1995
Avokat Spartak Ngjela komenton vendimin e Eduard Selamit për të kandiduar për kreun e PD-së.

Sipas Ngjelës, Selami është i vetmi që kërkoi riparimin e PD-së në ’95-ën dhe se ai do ja ndryshojë fytyrën partisë duke e drejtuar nga Amerika.

"Eduard Selami hodhi kandidaturën për t’u zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike.

A do ta ketë të hapur mbështetjen e politikës amerikane?

Sigurisht që po. Selami është figura kryesore sot që do ta kthejë të gjithë të djathtën shqiptare drejt atlantizmit, për ta shkëputur përfundimisht nga kthetrat njëzetvjeçare të orientit.

Në fakt është personi i vetëm që kërkoi në vitin 1995 riparimin e Partisë Demokratike për të mos shkuar më tej kundër politikës amerikane.

Realisht është personi që paralajmëroi shkatërrimin e vitit të mbrapshtë 1997.

Suksese zoti Selami! Të uroj ta kryesh tani misionin tënd kombëtar që nuk e kreve dot në vitin 1995…"
, shkruan Ngjela në Facebook. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’