Eduard Zaloshnja: 10.4% më pak të vdekur nga aksidentet rrugore më 2024, krahasuar me një vit më parë

Eduard Zaloshnja: 10.4% më pak të vdekur nga aksidentet rrugore më 2024, krahasuar me një vit më parë

Foto ilustruese

Gjatë vitit 2024 humbën jeten në aksidente rrugore 172 shtetas. Ndërsa në vitin 2023 numri i viktimave rrugore ishte 192. 

Pra patëm një ulje prej 10.4% të vdekjeve nga aksidentet rrugore, nderkohë që u regjistrua një rritje pothuaj prej 10% të automjeteve aktive në regjistrin e mjeteve me targa shqiptare (për të mos folur per automjetet me targa kosovare e targa të tjera të huaja që qarkullojnë në rrugët tona gjatë sezonit turistik dhe festave).

Duke ndërthurur statistikisht uljen e vdekjeve rrugore me rritjen e automjeteve në qarkullim, mund të konkludohet se indeksi i vdekjeve për 100 mije automjete në qarkullim është ulur afërsisht 20%.

Faktori kryesor i uljes së këtij indeksi është pakësimi më 2024 i vdekjeve të këmbësorëve dhe çiklistëve/motoçiklistëve krahasuar me 2023.

Siç duket, fushata e sensibilizimit dhe rastet dramatike të viktimave më 2023 ndër kalimtarët, çiklistët dhe motoçiklistët, kanë ndikuar që këta të fundit të kenë qenë më të kujdesshëm gjatë viti 2024

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Trofeu i Superkupës diskutohet me Milanin, Inzaghi: Të mësojmë nga gabimet e derbit të fundit

Trofeu i Superkupës diskutohet me Milanin, Inzaghi: Të mësojmë nga gabimet e derbit të fundit