Nga të gjitha kompanitë e sondazheve në SHBA, Rasmussen është e vetmja që anketon vetëm pjesëmarrësit e zgjedhjeve të fundit presidenciale (të tjerat anketojnë banorët e rritur ose ata që figurojnë në listat e zgjedhësve). Pas zgjedhjeve presidenciale, Rasmussen krijon një kampion me 1500 të anketuar, që përfaqësojnë statistikisht gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje, nga pikpamja gjeografike, demografike e politike. Dhe pastaj Rasmussen i anketon çdo ditë, për të marrë vlerësismin e tyre për punën e presidentit të zgjedhur.
Nga sondazhi i publikuar sot prej Rasmussen, rezulton se vetëm 45% e atyre që votuan në zgjedhjet e fundit presidenciale kanë vlerësim pozitv për punën e Presidentit Trump. Nga këta, vetëm 31% kanë vlerësim shumë pozitiv (shihni tabelën e mëposhtme).
Në zgjedhjet e fundit presidenciale, Trump mori 49.8% të votave të pjesëmarrësve në zgjedhje. Domethënë, 1 ndër 10 votues të tij janë sot të zhgënjyer me të. Siç duket, pavarësisht sukseseve ndërkombëtare të Trumpit, 1/10 e votuesve të tij janë të zhgënjyer nga dështimi për të zbutur shrenjtësinë e jetësës dhe të shërbimit shëndetësor në SHBA.
Komente






Kush e thote kete Trumpin e duan me shume se kurre!go ahead mister President!!
Përgjigju