Eduard Zaloshnja: Dy presidentët që ndërruan trajektoren e SHBA së në 100 vjetët e fundit

Eduard Zaloshnja: Dy presidentët që ndërruan trajektoren e SHBA së në 100 vjetët e fundit

Shtëpia e Bardhë

Në fillim të vitit 1932, kur Franklin D. Roosevelt hyri për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë si president i SHBA-së, tabloja e vendit ishte katastrofike. Mbi 25% e amerikanëve që kërkonin punë nuk gjenin dot një vend pune. Dhjetëra banka e mijëra fabrika kishin falimentuar. Mijëra fermave u kishin mbetur produktet pa shitur.

Në arenën ndërkombëtare SHBA-ja ishte mpakur, pas lavdisë së rolit vendimtar që kishte luajtur në Luftën e Parë Botërore dhe në Konferencën e Paqes së Parisit.

Pas 13 vjetëve, kur Franklin D. Roosevelt vdiq në Shtëpinë e Bardhë, SHBA-ja ishte kthyer në një superfuqi globale. Në tregun e brendshëm kishte vende pune që mezi plotësoheshin nga amerikanët e mbingopur me punë. Fabrikat punonin me kapacitet të plotë 24 orë në ditë. Bankat lulëzonin duke dhënë kredi të reja për biznese të reja. Në politikën e jashtme, SHBA bënte ligjin duke krijuar strukturat e reja ndërkombëtare të pas-luftës, si OKB-ja, FMN-ja, dhe Banka Botërore.

Një ndryshim stratosferik i trajektores së SHBA brenda 13 viteve!

Në fillim të vitit 1981, kur Ronald Reagan hyri për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë si president i SHBA-së, tabloja e vendit ishte depresuese. Stagflacioni (një ndërthurje e stagnacionit ekonomik me inflacionin e lartë) kishte mbërthyer ekonominë amerikane për gryke. Largimi me bisht ndër shalë nga Saigoni i ushtrisë amerikane (pas 60 mijë ushtarëve të vrarë në Vietnam) kishte krijuar psikozën e një superfuqie në degradim.

Nga ana tjetër, pushtimi i Afganistanit nga Bashkimi Sovjetik, avancimi i forcave komuniste në Angola e Nikaragua, dhe revolucioni islamik në Iran po jepnin sinjalin se forca të tjera po mbizotëronin në botë.

8 vjet më vonë, kur Ronald Reagan doli nga Shtëpia e Bardhë, në tregun e brendshëm kishte vende pune që mezi plotësoheshin nga amerikanët e mbingopur me punë. Fabrikat punonin me kapacitet të plotë 24 orë në ditë. Bankat lulëzonin duke dhënë kredi të reja për biznese të reja. Në politikën e jashtme, SHBA bënte ligjin duke e çuar Bashkimin Sovjetik në shpërbërje dhe duke izoluar ishuj anti-amerikanë si Kuba, Nikaragua, Irani, etj.

Praktikisht, ai u largua nga Shtëpia e Bardhë duke e lënë SHBA-në superfuqinë e vetme në botë!

Donald Trump synoi një ndryshim të tillë trajektoreje në mandatin e tij të parë, por u largua me bisht ndër shalë nga Shtëpia e Bardhë. Të shohim nëse do ta realizojë synimin e tij në mandatin e rikthimit…

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 09:13

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Dreka zyrtare pas inaugurimit, Trump dhe Melania të trishtuar si në 'ceremoni motore' (FOTO)

Dreka zyrtare pas inaugurimit, Trump dhe Melania të trishtuar si në 'ceremoni motore' (FOTO)