Eduard Zaloshnja: Kali dhe karroca elektorale
Sali Berisha dhe Edi Rama
Në sondazhin e fundit kombëtar që zhvillova për Report TV, kuotat e Ramës rezultuan më të larta se të PS-së. Domethënë, metaforikisht, “kali” Rama e tërhiqte karrocën elektorale të PS-së. E kundërta ndodhte me Berishën – kuotat e tij ishin më të ulta se kuotat e PD-së.
Duke iu kthyer historikut të dhjetra sondazheve politike që kam zhvilluar në Shqipëri, një situatë e ngjashme është konstatuar edhe para zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit. Rama kishte kuota më të larta se PS-ja, ndërsa Basha kishte kuota më të ulta se PD-ja.
Edhe më 2017, Rama ishte një “kal” elektoral shumë më i fuqishëm se Basha; diferenca lider-parti ishte tejet e dukshme statistikisht.
Më 2013 kishim një tablo interesante. Edhe Rama, edhe Berisha kishin kuota më të larta se koalicionet respektive të tyre, por koalicioni i të parit u mbështet eventualisht nga 1 milion votuses ndërsa i të dytit nga vetëm 680 mijë votues…
Veçantia e 2009-ës ishte se kuotat e dy liderave përputheshin afërsisht me kuatat e koalicioneve, por koalicioni i Berishës arriti të merrte 70 mandate, të cilave iu shtuan më pas edhe 4 mandatet e partisë së Metës…
Më 2005 nuk kam zhvilluar ndonjë sondazh në Shqipëri, por sondazhi i GALLUP International tregoi se kuotat e Berishës ishin më të larta se të koalicionit të udhëhequr prej tij. Ndërkohë, kuotat e Nanos ishin më të vogla se të koalicionit të udhëhequr prej tij.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Mars, 14:47
Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet:
-
Studimeve
89.7%
-
TikTok
7.8%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 4811
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vijojnë punimet në Rrugën e Komanit, siguri qarkullimi dhe zhvillim i turizmit! Flasin banorët: Do shpëtojë dhe jetë njerëzish! Bekim dhe dy herë frymëzim (VIDEO)
10 Mars, 07:46
-
Mero Baze: Primaret reale të PS dhe rreziku nga profili i ulët i kandidatëve
9 Mars, 22:14
-
Mbulimi i monumentit të Skënderbeut, Rama: Po merren format, një kopje e tij do jetë në Paris! Kua-kua-kuatë mallkime për tradhti kombëtare
9 Mars, 18:52
-
'Sa shumë keni vjedhur', Rama, duel 'Sy më Sy': Po fyen 800 mijë votues! Në 11 maj do të bëhen 1 milion për PS
9 Mars, 17:41
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Cilët janë emrat potencialë të Ramës në 12 qarqet e vendit? Priten surpriza! Vendimi final nga Kryesia
9 Mars, 17:14
-
'Aleanca për Shqipërinë Madhështore', Analisti Mërtiri: Një tufë njerëzish me zero peshë! Të fusësh në koalicion vorio epiriotët dhe çamët bashkë është karikaturë (VIDEO)
9 Mars, 14:21
-
Nxiu imazhin e Shqipërisë në mediat greke duke thënë se vendi s'meriton të futet BE, Rama ironizon Berishën me bufin e kënetës
9 Mars, 12:02
-
Linda Rama në median amerikane: Ja çfarë mund të mësojë bota nga rënia e komunizmit
9 Mars, 11:59
-
PS në prag të ‘kopsitjes’ së listave me kandidatët për deputetë, deputeti Koçi jep qëndrimin e tij: Rama duhet të jetë në listë të mbyllur, ndryshe fushata në Tiranë kontraktohet
9 Mars, 11:31
-
Rruga e re Shëngjin–Velipojë drejt përfundimit! PAMJET ME DRON
9 Mars, 08:23
-
Listat për deputetë/ Rama takim maratonë me drejtuesit e qarqeve! Pritet reformim i thellë i grupit të PS, të mërkurën mblidhet Kryesia! Ja kandidatët potencialë (VIDEO+ EMRAT)
9 Mars, 07:22
-
Mero Baze: Non grata i parë në Ballkan dhe adhuruesi i Trumpit mori goditjen e parë nga Trumpi
9 Mars, 07:03