Eduard Zaloshnja: Ndihma financiare amerikane është një thërrime në Shqipëri, por…

Eduard Zaloshnja: Ndihma financiare amerikane është një thërrime në Shqipëri, por…

Donald Trump

Presidenti Trump shpalli një pauzë 90-ditore për pothuaj të gjithë ndihmat financiare të huaja të SHBA-së, duke synuar një rishikim të rreth 70 miliardë dollarëve të ndihmës ndërkombëtare (ku nuk përfshihet ndihma financiare ushtarake për Ukrainën, Izraelin dhe Egjiptin).

Nën urdhërat e bosit të tij, Sekretari i Shtetit Rubio, kërkoi menjëherë “ndalimin e punës”, duke pezulluar projektet aktive të ndihmës ndërkombëtare amerikane. Duke krijuar kështu pasiguri për shumë shtete, përfshirë edhe Shqipërinë.

Po sa e rëndësishme është financiarisht ndihma amerikane për Shqipërinë?

Nga totali 70 miliardë dollarë i ndihmave ndërkombëtare amerikane, vetëm 0.018 miliard janë parashikuar këtë vit për Shqipërinë. Dhe kjo thërrime për Shqipërinë është e shpërndarë në një listë prej pothuaj 30 institiconesh shtetërore dhe OJQ-sh, që marrin thërmijëza nga ndihma financiare amerikane. Ndërkohë, buxheti i shtetit shqiptar, i financuar nga vetë shqiptarët, është këtë vit rreth 8 miliardë dollarë!

E sidoqoftë, deri sa të përfundojë periudha 90-ditore e rishikimit të ndihmave amerikane nëpër botë, në portalet dhe rrjetet sociale shqiptare do të gëlojnë spekulime dhe parashikime nga më të ndryshmet. Sidomos rreth SPAK-ut!

Buxheti total i SPAK-ut (përfshirë BKH-në) është rreth 14 milionë dollarë këtë vit. Ndërsa ndihma amerikane vjetore e parashikuar është më pak se 1/14 e buxhetit vjetor shqiptar të SPAK-ut (përfshirë BKH-në). Pezullimi 90-ditor i ndihmës amerikane nuk do ta pengojë atë praktikisht në punën e përditshme, por tymnaja mediatike ndoshta do të ndikojë psikologjikisht te punonjësit e SPAK-ut dhe BKH-së.

Sidoqoftë, në përfundim të periudhës 90-ditore të rishikimit global të ndihmës ndërkombëtare amerikane, ndihma modeste financiare e SHBA-së për SPAK-un dhe BKH-në me shumë gjasa do të vazhdojë. Sepse ajo ndihmë nuk shkon për blerje prezervativësh (si në Gaza), apo për leksione klimatike (si në Gana), apo për abortin e vajzave të reja dhe të drejtat transgjinore (si në shumë vende të botës) – shembuj të përdorur këta nga Sekretari i Shtetit Rubio, kur shpalli pezullimin 90-ditor të ndihmave ndërkombëtare amerikane…

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë gjatë natës në fshatin Symiz të Maliqit, automjeti përplas për vdekje një këmbësor, policia shoqëron drejtuesin 37-vjeçar

Aksident i rëndë gjatë natës në fshatin Symiz të Maliqit, automjeti përplas për vdekje një këmbësor, policia shoqëron drejtuesin 37-vjeçar