Eduard Zaloshnja: Në komunat shqiptare VV mori 30% të votave, LDK 27% dhe PDK 25%

Eduard Zaloshnja: Në komunat shqiptare VV mori 30% të votave, LDK 27% dhe PDK 25%

Foto ilustruese

Nga 38 komuna që ka gjithsej Kosova, 10 janë me shumicë serbe dhe 1 me shumicë turke. Kuptohet që në këto të fundit, kandidatët jo-shqiptarë kanë dominuar në mënyrë dërrmuese.

Në 27 komunat me shumicë shqiptare, ka pasur një garë të fortë treshe mes kandidatëve për kryetarë komunash të Vetëvendosjes (VV), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të cilët morën përkatësisht 30%, 27% dhe 25% të votave në komunat shqiptare.

Në një kuotë më të ulët ishin kandidatët për kryetarë komunash të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), që morën 12% të votave në komunat shqiptare (6% u morën nga kandidatë të tjerë).

Votat e kandidatëve për kryetarë komunash në 27 komunat shqiptare

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë