Eduard Zaloshnja: Qarku Berat kampion relativ deri më sot për kërkesat e emigrantëve në KQZ

Eduard Zaloshnja: Qarku Berat kampion relativ deri më sot për kërkesat e emigrantëve në KQZ

Berati

Tek po shkruaj këto rreshta, 8.3% e kërkesave të emigrantëve në KQZ për të votuar janë të Qarkut Berat. Ndërkohë, ky qark ka vetëm 5% në listën e përgjithshme të zgjedhësve (të këtushëm dhe në emigracion). Për krahasim, Qarku Tiranë ka 28% në listën e përgjithshme të zgjedhësve, por vetëm 18.6% të kërkesave nga emigracioni.

Pas Beratit renditet Qarku Korçë.  11.3% e kërkesave për të votuar të emigrantëve janë të Qarkut Korçë. Ndërkohë, ky qark ka vetëm 7.1% në listën e përgjithshme të zgjedhësve (të këtushëm dhe në emigracion).

I treti në renditjen relative është qarku Fier. 15.3% e kërkesave për të votuar të emigrantëve janë të Qarkut Fier. Ndërkohë, ky qark ka vetëm 11.4% në listën e përgjithshme të zgjedhësve (të këtushëm dhe në emigracion).

Në tre vendet e fundit në renditjen relative të kërkesave për të votuar të emigrantëve (krahasuar me madhësinë e listës së përgjithshme të qarkut), janë aktualisht qarqet Tiranë, Shkodër dhe Kukës.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq