Eduard Zaloshnja: Shumica dërrmuese e shqiptarëve duan një mandat të dytë të prokurorëve të SPAK-ut

Eduard Zaloshnja: Shumica dërrmuese e shqiptarëve duan një mandat të dytë të prokurorëve të SPAK-ut

Altin Dumani

 “Kemi kërkuar të rishikohet dhënia e mundësisë prokurorëve të posaçëm që të rikandidojnë dhe të vazhdojnë të jenë pjesë e SPAK-ut, jo zgjatje automatike të mandatit”, deklaroi dje Altin Dumani, teksa mori pjesë në mbledhjen e Delegacionit të Këshillit të Evropës në Tiranë.

Po si mendojnë shqiptarët rreth kësaj çështje?

Nga sondazhet online të Shqiptarja.com dhe të Top Channel, rezulton se shumica dërrmuese e të anketuarve duan që prokurorëve të posaçëm të SPAK-ut t’u jepet mundësia të rikandidojnë për një mandat të dytë - 78% tek Shqiptarja.com dhe 71% tek Top Channel.

Pavarësisht se këto sondazhe përfaqësojnë vetëm opinionin e audencave të mediave përkatëse, rezultatet e tyre janë në sintoni të plotë statistikore me një sondazh kombëtar që zhvillova para disa javëve, ku rezultonte se 70% e shqiptarëve kanë opinion pozitiv për punën e SPAK-ut deri më sot.

Mbetet të shihet nëse shumica e deputetëve (që duhet të bëjnë ndryshimet e duhura ligjore) do ta dëgjojnë zërin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve…

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Desdemona: 03/12/2024 20:45

    Mandatin ja u jep politika, jo shqiptarët.

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 03/12/2024 16:45

    Të pa kufizuar POR me një kusht:-Po shkelën ligjin në dënim të PËRJETSHËM. OA DISKUTIM.Sigurim të jetës së familjes.

    Përgjigju
  • Iliri: 03/12/2024 16:36

    E pse duhet te rrine me shume? Mund te ket edhe me te mire se keta qe jane, kemi te drejte te kerkojme akoma me mire seç kemi gjetur. Karrikja e zgjatur promovon korrupsion dhe kete e kemi vërtetuar ne shqipetaret me mire nga te gjithe. Zoti Kraja kur do ikni? Se e dime qe po te vime aty per sa kohe jeni ju, na e perplase deren ne ftyre lartemadhenia juaj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Do ekzekutonte të ‘fortin’ e Vlorës dhe shokun e tij për hakmarrje, kalon për gjykim Amarildo Nikolli! Si i dështoi atentati, u kap nga policia me pistoletë gati për qitje

Do ekzekutonte të ‘fortin’ e Vlorës dhe shokun e tij për hakmarrje, kalon për gjykim Amarildo Nikolli! Si i dështoi atentati, u kap nga policia me pistoletë gati për qitje