Eduard Zaloshnja: Sindroma e ‘qorrit me një sy’

Eduard Zaloshnja: Sindroma e ‘qorrit me një sy’

Basha, Rama, Berisha dhe Meta

Gjatë 15 vjetëve që kam zhvilluar rregullisht sondazhe opinioni në Shqipëri, tek pyetja “Për cilin nga katër politikanët kryesorë keni opinionin MË pozitv?”, Rama ka marrë gjithnjë pikët më të shumta ndër të katërt. Këtë rregullësi e kam konstatuar edhe në sondazhet e përmuajshme që po zhvilloj aktualisht për Report TV, ku numri i simpatizantëve të Berishës+Bashës+Metës (pra, të marrë së bashku) rezulton të jetë sa 2/3 e numrit të simpatizantëve të Ramës (shihni grafikun shoqërues).

Nuk më ka rastisur të bëj ndonjëherë sondazh për opinionet e qytetarëve posaçërisht për Edi Ramën, por kam bindjen që jo pak simpatizantë të tij kanë pasur e kanë pakënaqësi për aspekte të ndryshme të stilit të tij si politikan apo për vendime të tij politike, si kur ishte në opozitë, dhe aq më tepër, gjatë 10 vjetëve në pushtet. E sidoqoftë, ata duket se ndjekin këshillën e urtë popullore “Ndër qorrat, zgjidh qorrin me një sy”. Gjë që demonstron varfërinë e madhe të lidershipit në krahun tjetër të politikës.

Politikani kryesor që kishte përballë Rama kur ishte në opozitë, Sali Berisha, u largua nga pushteti prej “1 milion shuplakave” që Rama ia përsëriste si refren pas vitit 2013, kur erdhi vetë në pushtet. Delfini i Berishës, Lulzim Basha, konkuroi përballë Ramës deri në vitin 2021, duke pasur në sediljen e autoshkollës ish-shefin e tij. Por kur u nda nga ish-shefi, kuotat e Bashës pësuan pikiatë si në zgjedhje lokale, ashtu edhe në sondazhe. Sot ai renditet i treti, me diferencë të madhe nga vendi i dytë.

Ilir Meta, dikur një kryeministër shumë i fuqishëm, krijoi një parti të vetën, e cila thjesht ka shërbyer si lavjerrës elektoral nga një palë zgjedhje në tjetrën. Më 2007, ai bëri koalicion me Ramën, më 2009 me Berishën, më 2013 prapë me Ramën, më 2021 me Bashën, dhe më 2023 prapë me Berishën. Si rrjedhim ai ka aktualisht një elektorat të vogël të qendrueshëm (që e ka ndjekur me besnikëri në këto luhatje), por që nuk ndikon më në përmbysjen e balancave elektorale…

Meqenëse në gjithë këto vite, 25%-33% e shqiptarëve nuk kanë simpatizuar asnjërin prej katër politikanëve kryesorë, ishte e pritshme që të dilnin liderë të tjerë, të cilët mund ta fitonin simpatinë e shqiptarëve të zhgënjyer.  Por tentativat elektorale nga Dashamir Shehi më 2009, Bamir Topi e Kreshnik Spahiu më 2013, Ben Blushi e Gjergj Bojaxhiu më 2017, dhe deri tek Arlind Qorri më 2023, kanë rezultuar të dështura

Pra, mbetemi në pritje të një lideri tjetër që mund ta sfidojë në të ardhmen “qorrin me një sy” Rama…

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 555: 17/11/2023 09:18

    Edhe te gjithe diktatoret kur kane qene ne fuqi kane patur simpstizante shumicen e popullit! Bile edhe HITLERI e MUSSOLINI ne mitingjet e shumta qe benin merrnin pjese miliona njerez! Bile nazistet gjermane ne L2B edhe kur ishin para pushkatimit therrisnin "HAIL HITLER"! Kjo nuk ishte dhe nuk eshte dashuri per liderin,por NENSHTRIM I PLOTE!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë