Para katër vjetësh, Presidenti Biden ngjyrosi blu 6 shtete, që ishin kyçi i fitores së tij (bluja është ngjyra përfaqësueseve e Demokratëve në SHBA). Këtë vit, Trumpi i bëri të kuqe këto 6 shtete, që ishin kyçi i fitores së tij (e kuqja është ngjyra përfaqësueseve e Republikanëve në SHBA).
Në fakt, ai mori më shumë vota se sa kishte marrë Biden në secilin nga këto 6 shtete (Georgia, Arizona, Wisconsin, Pennsylvania, Nevada, dhe Michigan).
Numërimi i votave ende s’ka mabaruar në këto 6 shtete (në Arizona ka mbetur pa numëruar çereku i votave), por mediat kryesore kanë llogaritur me përfërsi numrat përfundimtare të tyre (në bazë të të cilave shpallën fituesin pa mbaruar numërimi).
Bazuar në projeksionet e numrave të votave, rezulton se Trumpi ka marrë në 6 shtetet plot 610 mijë vota më shumë seç mori Presidenti Biden katër vjet më parë (shihni tabelën e mëposhtme). Vetëm në Georgia dhe Arizona ai mori plot 414 mijë vota më shumë se sa Presidenti Biden.
Po Kamala si doli në krahasim me Presidentin Biden?
Në 6 shtetet e mësipërme në total, Kamala mori po aq vota sa ç’kishte marrë Presidenti Biden para katër vjetësh. Por në tre shtete mori më shumë e në tre të tjera më pak (shihni tabelën e mëposhtme).
Sidoqoftë, Trumpi mori sivjet më shumë vota në të gjashta shtetet, krahasuar edhe me votat e Kamalës, edhe me të Presidentit Biden para katër vjetësh.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Dhjetor, 20:45
Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?
-
Po
79.2%
-
Jo
15.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 736
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Kush loboi më fort në SHBA për fitoren e Trump: Shqipëria, Serbia apo Kosova?
2 Dhjetor, 21:47
-
Mandati i ri i Trumpit dhe lidhjet tregtare me Indinë
2 Dhjetor, 20:32
-
Gjykata Ndërkombëtare Penale: SHBA dhe Rusia po ndërhyjnë në hetimet tona! Po kërcënohemi si organizatë terroriste
2 Dhjetor, 20:07
-
Frrok Çupi: Pse Amerika na kujtoi Çlirimin në 29 Nëntor?
2 Dhjetor, 17:54
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Trump: Pengjet në Gaza të lirohen deri më 20 janar, përndryshe përgjegjësit do ta paguajnë shtrenjtë
2 Dhjetor, 15:01
-
Kurti dhe Vuçiç takohen nesër me shefen e diplomacisë së BE-së! Ambasadori Hovenier: S'mund të themi ende kush qëndron pas sulmit në Zubin Potok! Kurti: Zbatimi i ligjit në Veri ka acaruar Beogradin
2 Dhjetor, 11:25
-
Si e vrau modelja shqiptare me 5 plumba burrin dhe veten në SHBA, familjarët e 34-vjeçarit: Ishte një njeri që e donte jetën
2 Dhjetor, 11:14
-
SHBA/ Joe Biden falje presidenciale djalit të tij Hunter, rrezikonte të dënohej me burg! Presidenti: U vu në shënjestër se ishte djali im
2 Dhjetor, 08:26
-
Mero Baze: Sami Repishti në gojën e Berishës, Gjekmarkaj dhe Salianjit
2 Dhjetor, 07:21
-
Botërori i Skive/ Lara Colturi sërish në 'top 10', renditet e teta në Slalomin e SHBA-së! 18-vjeçarja: Po punoj për garën e radhës (VIDEO)
1 Dhjetor, 20:16
-
Trump kërcënon vendet e BRICS: Nëse braktisni dollarin amerikan, harrojeni tregtinë me SHBA
1 Dhjetor, 15:32
-
Ja kush është Kash Patel, i përzgjedhuri i Trump për të udhëhequr FBI-në
1 Dhjetor, 09:48