RealClearPolitics është më i ndjekuri në SHBA, ndër portalet që bëjnë përmbledhje të lajmeve kryesore (nga burime të ndryshhme) dhe të opinioneve (nga më të ndryshmet). Çdo ditë, ndër të tjera, në këtë portal llogaritet një mesatare e gjithë sondazheve të publikuara nga dhjetra media të shumëllojshme rreth opinionint të amerikanëve mbi punën e Presidentit të SHBA-së.
Kur u rikthye Presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë, mesatarja e gjithë sondazheve amerikane të opinionit rreth vlerësimit për punën e tij anonin nga pozitivja - 50.4% pozitiv dhe vetëm 44.3% negativ (shihni grafikun e mëposhtëm). Por gradualisht, kuotat e tij u kthyen kokëposhtë – në fillim të dhjetorit 2025, 56.6% e amerikanëve kishin vlerësim negativ dhe vetëm 42.8% pozitiv.
Dhe vijmë më 6 janar të 2026-ës, pasi Maduro i Venëzuelës mbërriti pako postale në një burg në Brooklin. Kuotat e Presidentit Trump shënuan një përmirësim të ndjeshëm – hendeku i dhjetorit pothuaj u përgjysmua. Pra, ai aksion spektakolar ushtarak, që u mbyll brenda 48 orësh, ndikoi ndjeshëm tek amerikanët e zakonshëm….
Ndoshta i entuziazmuar nga aksioni ushtarak në Venezuelë, Presidenti Trump mendoi se edhe në Iran, do të kishte një sukses të ngjashëm pas prasjes së Liderit Suprem dhe vartësve të tij. Por regjiiranian doli kockë më e fortë - nuk po dorëzohet edhe pas njëë muaji bombardimesh të furishme!
Dhe mungesa e një fitore të shpejtë në Iran po reflektohet në sondazhet e opinionit amerikan. Sot mesatarja e kuotave të Presidentit Trump është kthyer poshtë nivelit të dhjetorit - 56.6% e amerikanëve kanë vlerësim negativ, dhe vetëm 41.2% pozitiv.
Komente











