Plot pesë dekada më parë, pashë në Pogradec filmin dokumentar “Woodstock”, transmetuar nga televizioni i Shkupit (që e shihnim atëherë ilegalisht). Ishte një përmbledhje e katër netëve të festivalit më të famshëm botëror të muzikës rrok, i cili ishte zhvilluar më 15-18 gusht 1969 në Woodstock (SHBA).

Pesë ditë më parë (fiks 57 vjet pas festivalit të famshëm Woodstock), fati e deshi që të shihja fare nga afër në Pogradec evenimentin Rock Fest Poradec 2026. Ishte organizuar nga Bashkia dhe nga Sherlock Irish Pub i Pogradecit.

Rastësia e solli që një shtrëngatë e furishme shiu, për pak sa nuk e ndërpreu evenimentin në Pogradec – tamam si 57 vjet më parë atë në Woodstock. Por evenimenti vazhdoi, siç kishte vazhduar ai i 57 vjetëve më parë…

Katër netët e festivalit Woodstock i ndoqën rreth 400 mijë spektatorë gjithsej (shihni foton e mëpshtme). Atje, ndër të tjerë, kënduan:

•  Jimi Hendrix

•  Janis Joplin

•  The Who

•  Santana

•  Joe Cocker

•  Jefferson Airplane

•  Crosby, Stills, Nash & Young

•  Creedence Clearwater Revival

•  Joan Baez

•  Grateful Dead

•  Sly and the Family Stone

Dy netët e festivalit Rock Fest Poradec 2026 i ndoqën rreth 4 mijë spektatorë gjithsej (shihni foton e mëpshtme). Atje ndër të tjerë, kënduan:

• Aleksandër Gjoka

• Altin Goci

• Eugent Bushpepa

• Renis Gjoka

• Lynx

• Urban Band

SHËNIM: E di që është i madh hendeku cilësor mes Woodstock Festival 1969 dhe Rock Fest Poradec 2026, por rastësia e përputhjes së datave më bëri t’i shkruaj këto 250 fjalë…