Eduart Ndocaj letër Metës:Më fut 
​në Kuvend,mos mbaj inate politike

Eduart Ndocaj letër Metës:Më fut <br />​në Kuvend,mos mbaj inate politike
Kuvendi i Shqipërisë këtë sesion të ri Parlamentar ka në axhendën e saj ligje e reforma të rëndësishme si dekriminializimi dhe sistimin e drejtësisë. Por lënia e mandatit të deputetit nga Arben Ndoka dhe me Armando Prengën në burg i ka lënë qytetarët e Lezhës pa përfaqësuesit e tyre në mazhorancë.
 
Pikërisht ky ka qenë edhe thelbi i letrës së dërguar nga Eduart Ndocaj kreut të Kuvendit Ilir Meta. 
Në letër Ndocaj i bën apel Metës që të mos mbajë inate politike, por të zbatojë ligjin dhe procedurat ligjore për zëvendësimin e vendeve vakant.
 
“Lezhjanët nuk mund të vazhdojnë të jenë të përjashtuar nga përfaqësimi në Parlament. I bëj thirrje Kryetarit të Parlamentit të mos tentojë të bëj politikë apo të mbaj inate politike, por të zbatojë ligjin dhe procedurat ligjore për rastin e zëvendësimit të vendeve vakant.”- shkruan ndër të tjera Ndocaj.

Sipas Kodit Zgjedhor, Eduart Ndocajt i takon edhe mandati i lënë nga Arben Ndoka.
 
Letra e plotë e Eduart Ndocajt dërguar Ilir Metës
Po ndjek me vëmendje proceset dhe çështjet e aktualitetit në Shqipëri. Ka disa tema që janë emergjente në Shqipëri, por sigurisht ajo më e rëndësishme është dekrimalizimi i Parlamentit. Një rol të rëndësishëm në këtë proces thelbësor për politikën shqiptar po luajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Ambasadorit Lu si dhe BE përmes OSBE që për herë të parë në historinë e saj publikon një raport kaq të detajuar për një vend si Shqipëria.
 
Procesi i dekriminalizimit kërkon një frymë bashkëpunimi nga të gjitha forcat politike në Shqipëri. Gjithashtu, ky proces shkon paralelisht me reformën në Drejtësi, ku SHBA po bëjnë një asistencë të rëndësishme. Po ashtu çështja e dekriminalizimit të Parlamentit duhet të shoqërohet edhe me dekriminalizimin e politikës dhe institucione e për tu bërë e mundur kjo duhet të krijohet një paketë e re ligjore që klasifikon konsumimin e veprave penale që ndalojnë kandidimin apo edhe angazhimin në politikë dhe në institucione. Mund të bëhen edhe ndryshime Kushtetuese. Për të gjitha këto kërkon komisione bipartizan dhe dëshira e vullneti për të bashkëpunuar. Megjithatë, se agjenda në Parlament është shumë e ngarkuar, duhet të theksojmë se qytetarët e Qarkut Lezhë vazhdojnë të mos jenë të përfaqësuar në Parlament. Kjo e drejtë Kushtetuese po mohohet nga burokracitë e institucionit të Parlamentit. Nuk duhet të harrojmë se sot Lezha ka dy deputetë më pak.
 
I bëj thirrje institucionit të Parlamentit dhe Kryetarit të Parlamentit të ndjek procedurën e krijimit të vendit vakant dhe të zëvendësimit. Këto janë procedura të bazuar në Kodin Zgjedhor dhe në Kushtetutë. Lezhjanët nuk mund të vazhdojnë të jenë të përjashtuar nga përfaqësimi në Parlament. I bëj thirrje Kryetarit të Parlamentit të mos tentojë të bëj politikë apo të mbaj inate politike, por të zbatojë ligjin dhe procedurat ligjore për rastin e zëvendësimit të vendeve vakant. Mendoj, se në këto momente të rëndësishme e të vështira të parlamentarizmit të Shqipërisë është në të mirë të Kryetarit të Parlamentit dhe Demokracisë nxitja dhe realizimi i zëvendësimit të mandateve të Qarkut Lezhë.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Armëpushimi në  Liban do të shpallet sot pas orës 22:00

Media: Armëpushimi në Liban do të shpallet sot pas orës 22:00