
Pas pamjeve të rënda ku një fëmijë vetëm 3 vjeç rrihet nga edukatorja në një çerdhe në Fushë Kosovë, ka reaguar edhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavi.
Ministrja dënon ashpër dhunën teksa thotë se kushdo që e ka ushtruar do të marrë dënimin e merituar dhe se institucionet do të marrin masa të menjëhershme.
“Thellësisht e shqetësuar nga pamjet e publikuara të një çerdheje në Fushë Kosovë. E dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor. Dhuna është e papranueshme andaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar. Ajo që është më shqetësuese sipas pamjeve të publikuara, është se nuk bëhet fjalë vetëm për një person por më shumë edukatore të involvuara e që e shton dyshimin se nuk është fenomen i izoluar. Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranojmë raportin, do të ndërmarrim masa të menjëhershme. MAShTI, komunat dhe në përgjithësi si institucione kemi obligim të kujdesemi e të sigurohemi për mirëqenien e të gjithë fëmijëve”-thuhet në reagimin e ministres.
Videon e ka publikuar familjari Fatos Geci, i cili ka thënë se viktima e dhunës është nipi i tij trevjeçar.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ E rëndë, 3-vjeçari rrihet nga edukatoret në një çerdhe në Fushë-Kosovë! Policia merr në pyetje edukatoret
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8%
-
Pak
81.3%
-
Nuk e di
10.8%
Vota total: 528
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
500 bashki nga i gjithë Ballkani do të përfitojnë WiFi publik falas, aplikoni deri më 28 prill
28 Mars, 19:15
-
Kosovë/ Presidentja Osmani kundër rritjes së çmimit të energjisë: Propozimi injoron situatën ekonomike dhe aspektin e mirëqenies në vend
28 Mars, 18:01
-
Arben Qirezi: Mes suksesit të Pacollit e skandalit të Kurtit, një ditë kontrasti për diplomacinë
28 Mars, 16:10
-
Certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë, analistja për Report Tv: Shpresoj që liderët të jenë të matur! Kurti të ketë kujdes me afatet kohore, do të ishte fatkeqësi për vendin
28 Mars, 13:47
-
Kosovë/Kandidati për kryeministër i PDK: Gati të marr përgjegjësinë për krijimin e Qeverisë së re! Nuk kam vija të kuqe, i preferuar koalicioni me LDK-në
28 Mars, 12:59
-
Kurti e quajti Grenell homoseksual/ Bilali: Albini gaboi rëndë, Berisha: Do ketë pasoja për Kosovën
27 Mars, 19:08
-
Mosmarrëveshjet e vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë për vizitat zyrtare
27 Mars, 18:55
-
Kosovë, KQZ-ja certifikon rezultatet e 9 shkurtit, kush do formojë qeverinë e re?
27 Mars, 16:58
-
Belgjika ndjek modelin e Danimarkës, diskuton opsioni për të ndërtuar burgje private në Kosovë
27 Mars, 15:26
-
Osmani i kërkon BE-së heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës
27 Mars, 14:13
-
Rritja e çmimit të energjisë me 15% në Kosovë, aktivisti godet me tortë kryetarin e bordit të ZRRE (VIDEO)
27 Mars, 14:03
-
Kurti ra pre e 'kurthit' të dy komedianëve rusë, Elezi në Report Tv: Informacionet mund t’i përdorin si shantazh ndaj Kosovës, ka ndërhyrje, biseda është më e gjatë
27 Mars, 13:57