KORCE- Një edukatore me iniciale Z.B në një prej kopshtet e qytetit të Korçës ka kryer  një denoncim duke pretenduar se është dhunuar nga drejtoresha e kopshtit ku punon me iniciale L.A.

Sipas denoncimit të kryer nga edukatorja, drejtoresha ka ushtruar dhunë ndaj saj në klasë në sy të fëmijëve.

Sipas të dhënave nga policia, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe është specifikuar si dëmtim me dashje jo plagosje pasi edukatorja nuk ka patur shenja të dukeshme në trup.

Njëra palë pretendon se ka qenë thjesht debat verbal me fjalë ndërsa pala tjetër pretendon se është dhunuar fizikisht.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com