Protestë para kopshtit ‘Stinët’ ku u dhunua 3- vjeçarja! Prindërit: Dhuna e edukatores ndaj fëmijës, tronditëse

Shokuese dhe të paprecedentë i cilësojnë qytetarët episodet e dhunës në kopshtin privat ‘Stinët’ ku për pasojë një vajzë e mitur vetëm tre vjeç ka thyer këmbën.

Në një protestë të organizuar nga aktivistë e qytetarë në portën e kyçur të kopshtit privat, ku e mitura u dhunua, disa vogëlushë protestues ngjitën pankartat , ‘Mos më dhuno, kam frikë nga monstrat’.

Rudina Mata në protestë ka ardhur së bashku me dy djemtë e vegjël. Si nënë që është thotë se ndihet e tronditur nga kjo që ka ndodhur.

Ndërsa u ka humbur besimi tek institucionet shtetërore që duhet të kontrollojnë subjektet që pa asnjë pengesë ushtrojnë aktivitetin pa licensë, aktorja Eljona Pitarka u kërkoi prindërve në protestë të marrin rolin e shtetit dhe të bëjnë verifikime për kopshtet para se të dërgojnë fëmijët atje.

‘Ka disa raste të tilla që nuk janë marrë masa. Mund ti ndodhë kujtdo. Duhet të dalim të protestojnë. Jo vetëm për një rast të tillë. Prindërit të tregohen të kujdesshëm. Se di sesi mbajnë një kopësht të palicensuar.’- tha Pitarka.

Një prind tjetër që ishte i pranishëm në protestë tha se kopshtet publike duhet të bëhen me kamera. Ndërsa një tjetër kërkoi që të merren masa më të rrepta.

‘Te merren masa më të rrepta. Fatmirësisht nuk jam prindi. Ndihem shumë keq, do të reagoja shumë keq nëse do të isha prind, është një gjë që nuk tolerohet.’- u shpreh një prind.

‘Jam prind i dy fëmijëve dhe kam qarë gjithë paraditen është e tmerrshme! Unë i kam çuar në shtet, por problemi qëndron se dhe shteti ka një numër të caktuar fëmijësh. Nuk është rasti i parë. Jam shumë e tmerruar.’- tha një prind tjetër.

Simbolikisht protestuesit bllokuan hyrjen e kopshtit dhe apleluan për siguri të fëmijëve të tyre. Në shenjë protestë prindërit kanë bllokuar hyrjen brenda kopshtit privat.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot