TIRANË- Për herë të parë 6 të arrestuar për sulmet e dhunshme të shtunën në protestë do të përballen me veprën penale vrasje në tentativë ndaj punonjësve të policisë.
Policia ka identifikuar me pamje, persona që hedhin lëndë piroteknike, bomba molotovë dhe që qëllojnë efektivët me sfera dhe vida metalike përmes llastiqeve, gjatë protestës së të shtunës që u zhvendos nga Ministria e Arsimit te kryeministria.
Policia i referoi në prokurori të arrestuarit, për herë të parë edhe për veprën penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentativë.
Nën drejtimin e prokurorisë ranë në pranga dy të mitur, një 35-vjeçar i huaj, dhe tre të rinj të tjerë të moshave, 18 dhe 38 vjeç.
Dy të arrestuarve, Andi Shtepani 26 vjeç dhe Leonardo Kola, 18 vjeç, iu gjetën dhe sekuestruan edhe bomba molotovë, të cilat gjatë protestës u panë të hidhen ndaj efektivëve dhe mjeteve që të policisë kryesisht në makinat ujë hedhëse.
Vepra të tjera penale në ngarkim të tyre, janë pjesëmarrje në tubim të paligjshëm, prishje e qetësisë publike, kundërshtim i forcave të policisë, shkatërrim i pronës me zjarr, dhe mbajtja e armëve shpërthyese.
Ndaj 3 protestuesve të tjerë nisi hetimi në gjendje të lirë, ndërsa 2 të tjerë u shpallën në kërkim.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë / Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash; arrestohen 6 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë dhe shpallen në kërkim 2.
Sekuestrohen bomba molotov.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestuan shtetasit:
A. Sh., 26 vjeç, L. K., 18 vjeç, F. Ç., 38 vjeç, K. R., 35 vjeç (shtetas i huaj), si dhe 2 shtetas të mitur.
Gjithashtu, u proceduan penalisht 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.
Gjatë kontrolleve, shtetasve L. K. dhe A. Sh. iu gjetën dhe iu sekuestruan bomba molotov.
Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
Futja ne pordhe se lirohesh neser i nxjerrin prape gjykatesit kane frike .
Përgjigju









Komente
Komento