Edukimi financiar duhet të nisë që në bankat e shkollës fillore, dhe nuk duhet të ndalojë në asnjë moment pasi tregu financiar po ndryshon nga viti në vit. Në një takim të organizuar pranë Bankës së Shqipërisë me 60 gjimnazistë nga Tirana, Durrësi dhe Elbasani me fokus menaxhimin e financave, kursimin dhe mënyrën e shpenzimeve, Guvernatori Gent Sejko këshillon të rinjtë të informohen më shumë mbi digjitalizimin.
Sejko tha se vendi ka bërë progres në përdorimin e shërbimeve bankare pasi tashmë 70% kanë një llogari bankare.
“Falës punës edukative, por edhe si pasojë e ofertave që bëjnë bankat e nivelit të dytë dhe punës së tyre, përfshirja financiare, numri i popullatës me llogari bankare, me transaksione bankare është mbi 70% në krahasim me 30% dhe 60% që ishte 6 apo 7 vjet më parë.”
Ndërsa ministrja për rininë Bora Muzhaqi, tha se edukimin financiar po punohet ta shtrijnë në të gjithë vendin dhe jo vetëm në tre qarqe.
“Fokusi në fakt ka qenë një pilotim i një programi që ne duam të bëjmë në nivel kombëtar. Duke qenë se edukimi financiar është një komponent shumë i rëndësishëm, jo vetëm për periudhën që ju jeni në shkollë, por edhe për periudhën pasi të përfundoni studimet dhe kur të shkoni në jetë, ne menduam që mënyra më e mirë se si t’jua mësojmë këto aftësi, do të ishte sigurisht në shkollë.”
Për të rritur edukimin financiar Banka e Shqipërisë ka miratuar strategjinë 2024-2026, ku synohet që edukimi të nisë që në 9-vjeçare me orë mësimore për kursimin, të vijohet me një tekst të ri për gjimnazet mbi financat personale dhe me leksione në universitete për bankat, financat dhe ekonominë.
K.T./E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8.3%
-
Pak
81%
-
Nuk e di
10.6%
Vota total: 554
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mastercard hyn në Shqipëri, Rama: Pagesat elektronike reduktojnë informalitetin: Nga 5 mld euro të ardhura nga turizmi, 4% me kartë krediti! Koha që revolucioni ynë digjital të thellohet
27 Mars, 16:38
-
‘Frikë’ për krizë inflacioni nga lufta me tarifa doganore SHBA-BE! Sejko: Mund të sjellë ulje ekonomike dhe inflacion të lartë! Norma bazë e interesit mbetet 2.75%
26 Mars, 16:57
-
Më shumë investitorë të huaj në Shqipëri! Zgjedhin tregun që nuk “zhgënjen” asnjëherë (Ja shtetet që kryesojnë)
25 Mars, 15:09
-
Mbi 1 mld €! Emigrantët shqiptarë rekord historik! Vjet 'lëshuan' dorën me para për të afërmit, zbutën 8% varfërinë
25 Mars, 14:56
-
Forumi i biznesit/ Sejko: Çdo shqiptar mesatarisht bëri 23 pagesa online vjet, 78% me llogari bankare nga 40% në 2015! Në tetor nis SEPA
20 Mars, 13:06
-
Banka e Shqipërisë çel javën e parasë! Sejko: Sfidë digjitalizimi, duhet të mbrohemi nga keqbërësit
17 Mars, 17:22
-
Bie interesi për euron! Rënia e valutave “tremb” qytetarët, kursime dhe kredi në lekë
12 Mars, 07:32
-
Më pak interesa, më pak 'borxhe'! Kreditë me probleme bien në nivelin më të ulët historik (VIDEO)
10 Mars, 16:13
-
Plani i Rritjes shkon në Kuvend! Depozitohet marrëveshja me BE për reformat, 657 mln euro kredi, 265 mln euro grante (DOKUMENTI)
5 Mars, 22:58
-
Fatos Çoçoli: Pse shtohen eksportet bujqësore?
5 Mars, 19:55
-
Raporti i BSH/ S’ka punonjës, turizmi e ndërtimi ulin besimin në ekonomi! Tregtia, industria e qytetarët më optimistë për ekonominë
3 Mars, 18:06
-
FMN në Bankën e Shqipërisë: Monitoroni kursin e këmbimit dhe inflacionin! Sejko: Ulëm interesat e kredisë konsumatore
26 Shkurt, 17:29