Në kuadrin e aktiviteteve që organizohen si pjesë e zbatimit të projektit "Edukimi përmes Artit", në Hollin e Koncerteve të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ka qënë rradha e Korit të TKOB-së që të dilnin përballë nxënësve.
Projekti, i cili ka si qëllim që të nxisë dhe orientojë të rinjtë drejt kulturës, kësaj here bëri që drejtuesi i Korit, Dritan Lumshi dhe këngëtarët lirike të merrnin një pozicion krejt tjetër, duke u shfaqur përpara nxënësve në rolin e mësuesve.
Kormaestri Lumshi shpjegoi për nxënësit përbërjen e Korit, i cili ndahet në zëra femërorë dhe mashkullorë, si dhe ndarjen brënda ketyre grupeve në Soprano dhe Mexosoprano (per femrat) dhe Tenore dhe Bas Bariton (për meshkujt) ndërkohe qe kori i demonstronte rolet.
Ndërkohë që programi vijoi me interpretimin e pjesën se quajtur "Va Pensiero" nga Opera Nabucco, si dhe me një pjesë nga Opera e famshme "La Traviata"- Kori i Ciganeve dhe i Matadorëve, në të cilën interpretoi në piano Thanas Paskali.
"Mbremja Gjermane" në datën 20 tetor 2014, do të jetë edhe aktivitetit i radhës i përfshirë në projektin "Edukimi përms Artit", ku artistët si, Eriona Gjyzeli, Ardita Bufaj Qafoku dhe Ilir Kodhima, në oren 12:00 në hollin e TKOB-së do të kenë përballë nxënës të shkollave të mesme dhe në mbrëmje në orën 19.00 do të jetë koncerti për të gjithë artdashësit që duan të jenë të pranishëm.
ATSH
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA