'Edy Reja do drejtojë Kombëtaren përtej nëntorit', Duka: Për 'Arenën Kombëtare' kemi ndarë ftesat e 'dasmës'

Presidenti i Federatës Armando Duka e ka vendosur se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Shqipërisë edhe përtej nëntorit, kohë kur skadon kontrata e Edy Reja-s.

“Reja do të jetë trajneri i ardhshëm i Shqipërisë, por se kur do ta bëjmë kontratën këtë s’e them. Duhet ta diskutoj me Rejan.”

Ndërkohë në lidhje me stadiumin Arena Kombëtare, Duka u shpreh se pavarësisht se ende vijojnë punimet do jetë gati më 17 nëntor.

“Nga Kukësi të thuash që do të jetë gati Arena më pëlqen. Do të jetë gati sepse atje ishim dhe pas një vizite kuptuam se ka shumë punë për t’u bërë, por sigurisht që do të inaugurohet me Francën. Tashmë kemi ndarë edhe ftesat e kur ndajmë ftesat në shqiptarët e bëjmë dasmën me patjetër.”

Këto fjalë presidenti i federatës i tha gjatë një vizite në Kukës ku inpsektoi punimet e stadiumit të ri që ka nisur ndërtimin në fillim të muajit gusht.

“Në fakt është një ngjarje shumë e pazakontë që të vish në Kukës për ndërtimin e një stadiumi të ri. Shumëkush është kritik se thonë ç’doni në Kukës për një stadium të ri. Në fakt Kukësi me gjithë kontributin që ka bërë në 6-7 vitet e fundit, por edhe me dashurinë që ka populli e meritontë një stadium të tillë.”

Duka në fund vlerësoi ecurinë e punimeve dhe tha se objektivi është që sezonin tjetër Kukësi të luajë në këtë stadium që është i standarteve më të mira.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • durresi: 24/10/2019 11:55

    po ti o hajduti i sportit vodhe ndonje gjo . Njeri -tjetrit i keni ngja duke vjedhur taksat e popullit per gjdo dite e duke u fryre si gjela deti.

    Përgjigju
  • Lavdi deshmoreve: 22/10/2019 18:19

    O Duka o hajdut o shkaterrimtar i futbollit stadiumi e ka emrin ty edhe emri Arena Kombetare te vret veshin por per ti zhdukur edhe kete emer kerkon sponsora per ti vene emer pra ai qe do ti vere emrin ta pervetesoje kete veper madheshtore. Do apo nuk do ti stadiumi quhet Stadiumi Kombetar QEMAL STAFA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë