Trajneri i njohur italian Edy Reja zyrtarisht ka firmosur ditën e sotme kontratën me kombëtaren shqiptare të futbollit. Pas firmës dhe shtrëngimit të duarve me Presidentin Armand Duka i deklaroi se kontrata është deri në fund të eliminatoreve.
'Falenderoj Presidentin Duka për besimin dhe ftesën për të drejtuar kombëtaren. Kontrata do të jetë deri në fund të eliminatoreve. Më pas nëse do të ketë vend për të vazhduar do vazhdojmë'.
Por kush është objektivi dhe cfarë premton tekniku i radhës italiane në krye të kuqezinjve? "Nuk premtoj asgjë por kam ardhur këtu për të dhënë 200 përqind. Kundër Turqisë nuk ishte Shqipëria e vërtetë."
Cili detaji iu bindi ti thoni “po” Shqipërisë dhe objektivat?
“Kontrata ime është deri në nëntor dhe më pas do të shohim dhe nga kushtet. Unë firmos zakonisht kontrata njëvjeçare, sepse janë rezultatin që vendosin. Kisha mundësi të punoja në Itali, por kisha dëshirë të drejtoja një kombëtare dhe ja ku erdhi rasti të drejtoj Shqipërinë. Dua të përshëndes Panuçin për punën që ka bërë, më vjen keq që u largua. Duka më telefonoi pas shkarkimit të Panuçit dhe jam krenar për këtë ofertë.”
Keni bashkëpunuar me Taren për shumë vite, ke marrë ndonjë këshillë nga ai?
“Igli Tare më telefonoi kur e mori vesh se isha një nga kandidatët dhe më tha: ‘Çfarë bën në shtëpi, shko me vrap’. Do të flas dhe me të kur të shkoj në Romë. Atje është dhe Strakosha që e kam përzgjedhur unë kur isha atje, pasi e kam ndjekur që fëmijë kur erdhi dhe e pranova.”
Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të përsëritur veten?
“Mua më pëlqen të impostoj skuadra me logjike, unë kam qejf skuadrat agresive, por jo gjithmonë. Kjo është një punë që duhet ta bëj në pak kohë. Varët nga shumë situata, varet nga grupi. Çfarë stimujsh mund të ketë lojtari. Në vitet që kam gjatë eksperiencës time, arrij të kuptoj dhe t’u hyjë në kokë lojtarëve. Në këtë punë, kushdo që punon me kombëtaret nga që si ka gjithë kohën lojtarët, duhet të hyjë në mënyrë sa më të shpjete në sintoni me ta. Më lini pak kohë të njoh skuadrën dhe që shohim rezultatet.”
Reja: Nuk ka të bëjë fare ana financiare. Kalon në plan të dytë për mua. E rëndësishme është të ndërtojmë një grup që të identifikojë kombin.”
Thatë që pranoni të punoni me afat të shkurtër…
“Të shikojmë sepse nëse funksionon projekti do të varet nga federata. Nuk është problem. Kemi një objektiv të qartë, të shkojmë në Europian dhe të bëjmë figurë të mirë. Ka shumë ndeshje, për mua për skuadrën për të gjithë.”
A mund të na zbuloni diçka për mënyrën e lojës?
“Kam parë skuadrën që luan me 4 pas, pasi jep më shumë garanci. Unë gjithnjë luaj me tre në qendër, por duhet parë mënyra e lojës. Nuk dua të ndryshojë shumë filozofinë e kësaj skuadre dhe asaj që kishte bërë De Biazi. E rëndësishme është që skuadra duhet të punoj.”
Çfarë roli ka luajtur De Biazi që i’u te merrnit drejtimin e Shqipërisë?
“De Biazi është historia e fundit e Shqipërisë, ne jemi miq dhe me Panuçin. Me De Biazin kam folur me të për disa gjëra, pasi kemi dhe një raport të mirë. Kam folur me De Biasin dhe më ka treguar gjëra fantastike për Shqipërinë dhe kjo për shkak të rezultateve të mira që ka pasur. Mendoj se duhet të duartrokas për atë që ka bërë De Biasi ka qëndruar 4 vite këtu. Duhet përgëzuar dhe Tramezzani, pasi ka qenë ish-lojtari i imi. Njoh mirë dhe Xhimshitin, pasi i kam besuar kur ka ardhur në Itali dhe hap pas hapi po bën mirë dhe luan te Atalanta.”
Sa do qëndroni në Shqipëri?
“Shqipëria është një vend i bukur për të jetuar. Ne trajnerët kemi dhe nevojën të qetsohemi. Për shembull kemi dhe Durrësin afër (duke qeshur). Unë do të jem në Shqipëri, pasi dua të di çdo gjë që ndodh në këtu. Unë duhet të qëndroj këtu, pasi duhet të njoh më tepër situatat rreth meje dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi.”
I njihni mirë lojtarët e Shqipërisë, ka potencial kjo skuadër për të shkuar në Europian?
“Mendoj se Shqipëria ka potencial për të luajtur. Besoj se kjo skuadër mund të bëj mirë. Megjithëse kërkoj maksimumin nga të gjithë lojtarët”
Nëse një lojtari të kombëtares do t’i ndodhte të humbiste avionin do ta linit jashtë?
“Që të jetë një disiplinë ndaj çdo lojtari për të arritur përpikmërinë, kjo patjetër. Unë do e gjobisja, por nëse lojtari është i rëndësishëm për mua unë nuk heq dorë. Të gjithë lojtarët janë një lloj thuhet, por nuk është kështu sepse ka lojtarë që janë thelbësor”.
Kam trajnuar shumë lojtar me potencial, por ata nuk kanë patur mendësinë e nëvojshme. Strakosha vetëm humbi avionin, por s’di të ketë ndonjë debat tjetër. Një lojtar që do Kombëtaren duhet t’i marrë masat një orë para për të mbërritur me përpikmëri. Por nga ana ime do të kisha vendosur ta gjobisja.”
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka u shpreh se Reja është personi i duhur për të ribashkuar dhe motivuar sërish grupin e kombëtares, pasi elementët cilësorë janë. "Jemi mundur që të bëjmë zgjedhjen më të mirë. Është një trajner me shumë eksperiencë, mendoj që kemi bërë zgjedhjen e duhur. Kemi shumë elementë cilësorë, kanë nevojë për një motivim, frymë grupi, Reja ka eksperiencën për të dhënë motivimin e duhur".
O Timi Duka eshte bere ne FSHF si Putini i heq dhe i emeron trajneret si i do qejfi.
PërgjigjuShume mire qe vazhdohet me trajner italian. Pa ndihmen e Italisë nuk mund te shikojme gjekundi.
PërgjigjuE mblodhi azilin e pleqve Duka dhe na solli Rejan .E ke ber FSHF si bisnes privat dhe sukseset nuk po duken .Pse nuk merr trainer shqiptar kur te gjithe te huajt kane deshtuar
Përgjigju