Efektet anësore të ilaçeve të përdorura

Efektet anësore të ilaçeve të përdorura
Pacienti me sëmundje kronike, bëhet mjek i vetvetes. Jo rrallë herë ndodh që pacintët që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike, të përcaktojnë regjimin e tyre medikamentoz në bazë të efekteve përmirësuese apo jo të një bari. Në bazë të kësaj ndjeshmërie të fituar nga bashkëjetesa e gjatë me sëmundjen, ata shndërrohen në vlerësuesit më të mirë të efektshmërisë së tij. Por shtrimi në spital nënkupton fillimin e një regjimi të ri trajtimi nën mbikqyrjen e mjekut. Këto barna, të pa provuara nga pacienti shpesh herë mund të shoqërohen me efektë anësore çka mund të krijojë një gjëndje alarmante te ky i fundit. Më poshtë jemi përpjekur të japim disa nga efektet më të shpeshta që mund të japin ndryshimi i regjimit medikamentoz.

A. Reaksioni Alergjik
Çfarë ndjen?

Kruarje, urtikarie, enjtje në fytyrë , gjuhë , buzë , gjymtyrë etj; vështirësi në frymëmarrje; ulje të presionit të gjakut dhe /ose shok anafilaktik çka mund të çojë deri në vdekje.
Shkaktarët e mundshëm : Penicillina , antibiotikët oralë, medikamentet për trajtimin e diabetit , diuretikët dhe antiinflamatorët josteroidë si ibuprofeni , aspirina, naprokseni.
Para së të shtroheni në spital, shpesh herë mesiguri, mjekët ju kanë pyetur nëse keni patur alergji nga ndonjë medikament. Është më se e nevojshme t’i tregoni stafit mjekësor nqs jeni alergjik nga ndonjë medikament, lloj ushqimi , lateksi apo çdo gjë tjetër. Kjo sepse nëse ju jeni alergjik ndaj ndonjë medikamenti ky i fundit do të bëhet pengesë në trajtimin e sëmundjes për të cilën jeni shtruar në spital dhe mund të çojë në komplikime të tjera , madje deri në rrezik për jetën . Duhet të gjeni një mjek të specializuar për të bërë kontrollin e alergjive, të ndaloni përdorimin e medikamentit dhe ta ndryshoni nëse ai është shkaktari .

B. Ndryshimet në frymëmarrje
Çfarë ndjen ?

Ju nuk mund ta kapni ritmin e frymëmarrjes tuaj ose mund të merrni frymë shumë thellë. Çdo shenjë që ju bën të ndjeni vështirësi në frymëmarrje.
Shkaktarët e mundshëm : Morfina , oksitodoni dhe qetësues të tjerë. Pacientët pa ngjarje të mëparshme nuk ka gjasa të përjetojnë ndryshime (shkurtime) të ritmit të frymëmarrjes, por nëse keni një sëmundje të tillë si astma, bronkiti, SPOK (sëmundje obstruktive kronike ) ose emfizemë, përfundimisht ju jeni më të pambrojtur dhe shumë të rrezikuar.
Kini kujdes ndaj çdo ndryshimi në frymëmarrje . Nëse ndjeni që ritmi i frymëmarrjes suaj rritet apo zvogëlohet, nuk mund të mbani frymën për shumë kohë, nuk mund ta përfundoni frymëmarrjen tuaj, keni gërrhitje gjatë natës apo zhurma fishkëllyese gjatë frymëmarrjes, ju duhet ta raportoni menjëherë tek stafi mjekësor.

C. Konfuzion dhe axhitim
Çfarë ndjen?
Ju jeni të shqetësuar, në gjendje ankthi etj .
Shkaktarët e mundshëm : Anksiolitikët (mjekimet kundër ankthit), hipnotikët (gjumëdhënësit), të qënit në një vend të panjohur etj
100 hipnotikët mund të jenë fajtorët e ndjenjave të ankthit dhe çorientimit më shumë se çdo gjë tjetër. Informoni infermieren tuaj nëse ndjeheni të çuditshëm, ndryshe nga zakonisht . Edhe nëse mendoni se mund të mos jetë e rëndësishme, ajo do të dijë t’ju japë një këshillë.

D. Rënia e presionit të gjakut
Çfarë ndjen?

I trullosur , ndjen dobësi dhe lipotimi (ndjenjë të fikëti).
Shkaktarët e mundshëm : Antidepresivët, diuretikët, sedativët, mjekimet për presionin e gjakut. Nëse ndjehesh i trullosur ose ke ndjenjën e të fiktit, njëri prej këtyre medikamenteve mund të jetë duke e shkaktuar këtë efekt anësor .Tensioni i ulët i gjakut mund të shkaktojë ndjenjën e “lehtësisë së kokës , që mund të rezultojë në rënie (rrëzim). Rëniet janë një rrezik kur jeni në ambjente spitalore e disa prej tyre mund të jenë aq të rënda sa të dëmtojnë organet vitale ose të shkaktojë thyerje kockash etj .

E. Të qënit i përgjumur
Çfarë ndjen?

Ju nuk mund të mbani sytë hapur.
Shkaktarët e mundshëm : Hipnotikët , analgjezikët (qetësuesit e dhimbjes, shpesh të dhënë pas ndërhyrjes kirurgjikale) , anksiolitikët etj.
Nëse keni probleme me gjumin në spital , një problem i zakonshëm ky, ju probabilisht jeni në gjendje të përgjumur nga medikamentet që jeni duke përdorur . Por kini parasysh që përgjumja mund të shtohet kur përdorim disa lloje qetësuesish si më lart. Të gjithë qetësuesit mund të jenë problematikë, por në veçanti qetësuesit e dhimbjes dhe hipnotikët.

F. Problemet gastrointestinale
Çfarë ndjen?

Diare , konstipacion , nauze, të vjella
Shkaktarët e mundshëm : Antibiotikët (diarre ,nauze ,të vjella ), analgjezikët (Konstipacion, nauze , të vjella ), stresi etj.
Analgjezikët shpesh çojnë në çrregullime të zorrës dhe stomakut .Gjithashtu dhe qetësuesit e tjerë si ibuprofeni, kur merret në doza të larta sjell të njëjtat probleme. Kini kujdes diarenë në veçanti , e cila nëse është e ashpër mund të çojë në dehidratim dhe ka nevojë për lëngje intravenoze. Gjithashtu stresi është një nga kontribuesit e çrregullimeve gastrointestinale . Mundohu të mbash ankthin nën kontroll . Të flasësh me ekipin mjekësor që të ndjek është gjëja më e mirë që mund të bëni në këto raste.
Shkrimi u botua ne ALMEDICUS
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin