Një familje në Hawai është detyruar të evakuohet nga shtëpia e tyre për shkak të shpërthimit të vullkanit Kilauea, ku si pasojë bëri që toka të çahet nën shtëpinë e tyre.
Noah Friend dhe e fejuara e tij Shantel Pacarro dhe dy fëmijët e tyre Naiah dhe Nainoa, kanë vizituar shtëpinë e tyre e cila në çdo moment pritet të shembet pasi toka nën të është çarë si pasojë e presionit të madh të vullkanit.
Ata mbetën të habitur kur panë çarjet e mëdha të tokës, që qojnë drejt llavës që është duke u derdhur nëpër zonat e banuara.
Çarjet e vogla ishin shfaqur në oborrin e shtëpisë derisa familja katër anëtarëshe ishte ende brenda, dhe pasi i telefonuan ekipeve emergjente u evakuuan.
Shpërthimi i vullkanit përveç faktit që ua ka rrezikuar jetën qytetarëve të Hawait, gjithashtu ka vështirësuar trafikun ajror për shkak të reve të hirit dhe tymit që janë ngritur në mbi 9 mijë metra lartësi.