Producenti i filmave Thomas Leveritt ka postuar në Youtube nja video të titulluar “Si të shikon dielli ty”, duke tërhequr vëmendjen e mbi 12 milionë shikuesve në vetëm pak ditë, ku shihen pasojat e diellit në fytyrat e njerëzve.
 
Me anë të një efekti ultraviolet, personazhet rastësorë të xhiruar në video shohin të pasqyruara në një ekran efektet anësore të krijuara në fytyrë nga mos mbrojtja ndaj rrezeve të diellit.
 
Njollat e zeza, apo të ashtuquajtura “quka” në gjuhën popullore, janë në nivele të ndryshme tek persona të ndryshëm në varësi të ekspozimit të fytyrës në diell.
 
Në pamje të parë fytyrat duken të shëndetshme dhe të kuruara por kamera me rreze ultraviolet tregon dëmin e fshehur nën lëkurë.
 
Njerëzit habiten dhe shtangen kur shohin sesi ata duken nën efektin ultraviolet, sidomos nga fakti që nuk e prisnin të kishin një lëkurë aq problematike, pavarësisht shenjave të jashtme jo fort të dukshme si njollat, apo plakja e rrudhat e lehta.