Efektivi i burgut të Peqinit kërcënon
të dashurën se abortoi fëmijën

Efektivi i burgut të Peqinit kërcënon<br />të dashurën se abortoi fëmijën
ELBASAN- Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit mëngjesin e sotëm. Një shtatzani e padëshiruar është bërë shkak për një konflikt të krijuar mes 29-vjeçare dhe një 40-vjeçari, efektiv i burgut të Sigurisë së Lartë të Peqinit, Alban Backa, banues në Kamëz, Tiranë. Sipas 29-vjeçares, infermirere në spitalin e Elbasanit, vendimi për të abortuar fëmijën, erdhi pasi ajo mori vesh se 40-vjeçari Alban Backa, e kishte gënjyer duke i thënë se ishte beqar, ndërkohë që ishte i martuar.
 
Por për 40-vjeçarin ky lajm mesa duket nuk ka qenë i mirë, pasi mëngjesin e sotëm ai ka shkuar në spitalin e Patologjisë në repartin e Dializës në Elbasan, ka thyer xhamin e njërës prej dyerve e më pas ka shkuar në dhomën e infermierisë ku ndodhej 28-vjeçarja me inicialet B.M, duke e kërcënuar me jetë.
 
Sipas denoncimit të 29-vjeçares, Alban Backa, e ka përndjekur dhe ta kërcënuar vazhdimisht me jetë, atë dhe familjen e saj.
 
Policia e Elbasanit ka arrestuar policin e burgut i cili akuzohet për disa vepra penale, përndjekje, kanosje, shkatërrim prone, si dhe prishje rendi dhe të qetësisë publike.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Parcela e sapombjellë përfshihet nga flakët (VIDEO)

Gjirokastër/ Parcela e sapombjellë përfshihet nga flakët (VIDEO)