Kamioni me targa AA308FX drejtohej nga Ardjan Serezi, 45 vjeç, efektiv i Policisë së Shtetit, konkretisht shofer në parkun e automjeteve të këtij dikasteri. Droga do të të magazinohej në Tiranë dhe kishte destinacion Italinë
Sot në mëngjes policia ka dhënë vetëm inicialet e dy personave S.I dhe I.E të cilët janë shpallur në kërkim, ndërkohë që u sekuestruan edhe 2 automjete që transportonin drogën.
100 KG DROGE SEKTUESTROHEN NE SHKODER
Ndërsa rreth orës 17:00 të ditës të djeshme ne Shkodër forcat e policisë kanë sekuestruar 100 kilogramë drogë të llojit mariuanë në qendër të qytetit të Shkodrës. Gjatë një operacioni të ushtruar në një automjet, policia gjeti lëndën narkotike, dhe arrestoi katër persona.
Sipas informacioneve nga policia e Shkodrës, lënda narkotike kishte destinacion shtetin fqinj, Malin e Zi.
Policia po vijon hetimet për këtë rast dhe kontrolle të tjera.
Redaksia online
(e.s/e.sh/shqiptarja.com)