Egbo trajneri i ri i Tiranës? Bardheblutë vendosin zyrtarisht pas festës së Krishtlindjeve

Egbo trajneri i ri i Tiranës? Bardheblutë vendosin zyrtarisht pas festës së Krishtlindjeve

Tre fitore në tre ndeshjet e drejtuara nga Egbo duket se kanë bindur drejtuesit e Tiranës për ti besuar deri në fund të sezonit trajnerit nigerian, i cili deri para largimit të Julian Ahmataj mbante postin e trajnerit të portiereve dhe u pa si zgjedhje e përkohshme deri në emërimin e një trajneri të ri.

Aktualisht nga drejtuesit e Tiranës nuk ka një konfirmim zyrtar, por nën zë pranohet se Egbo shihet si personi i duhur për të çuar klubin drejt titullit në 100-vjetorin e krijimit të klubit. Për “Report TV’ drejtuesit shprehen se vendimi për trajnerin e ri do të bëhet zyrtar pas festës së Krishtlindjeve.

Më herët Egbo kishte deklaruar se ai nuk ishte i duhuri për Tiranën, por në daljet e mëvonshme ish-portieri i bardhebluve ndryshoi qëndrimim. 3 fitore në 3 ndeshje, 6 gola të shënuar, 2 të pësuar, 9 pikë në total, duket se bindën jo vetëm Egbon por edhe Tiranën. Ajo që e bën akoma më optimiste situatën është se lojtarët publikisht kanë pranuar se me Egbo janë më të lumtur.

Nigeriani në 270 minutat që ka patur në dispozicion është kujdesur më së shumti që t’ju japë hapësirë të rinjve. Dhe deri më tani rezultatet i kanë dhënë të drejtë pasi nga kriza Tirana renditet të vendin e tretë me tre pikë më pak se Kukësi i vendit të parë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë