KAJRO, 14 dhjetor /ATSH-DPA/ - Të paktën 11 peshkatarë humbën jetën, ndërkohë që 23 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi anija e tyre u fundos në gadishulin e Sinait, njoftoi sot gazeta egjiptiane ""al-Ahram" në faqen e saj të internetit.
"Anija me 45 peshkatarë në bord, u mbyt pas përplasjes me një anije tjetër në birgjet e Detit të Kuq", sipas gazetës.
"Njëmbëdhjetë prej tyre u shpëtuan nga roja bregdetare egjiptiane", shtoi ajo./ a.jor.