Autoritetet Egjiptianë pezulluan kampionatin e futbollit për një kohë të papërcaktuar pas përplasjeve të djeshme në stadiumin e Kairos mes policisë dhe tifozëve, ku mbetën të vdekur të paktën 22 persona. Dhuna mes dy palëve përshkallëzoi pas tentativës së një numri të madh tifozësh të skuadrës Zamalek që po tentonin të hynin në stadium për të parë ndeshjen me rivalët e qytetit, skuadrën ENPPI.
Sipas burimeve tifozët që humbën jetën janë asfiksuar nga gazi lotsjellës i përdorur prej policisë dhe një pjesë tjetër janë shkelur nga turma gjatë kaosit të përleshjeve. Tifozët akuzuan policinë se i detyruan ata të kalonin nëpër një kalimi tepër të ngushtë. Presidenti Abdul Fattah al-Sisi shprehu “trishtim të madh” mbi vdekjet dhe premtoi investigim për zbardhjen e këtij incidenti.
Premier Liga Egjiptiane u pezullua për herë të fundit në shkurt të 2012-tës pas vrasjes së 74 tifozëve në protestën e ndeshjes në Port Said.
Redaksia Online
(a/h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com