EGJIPT - Pas atentatit që iu bë Ministrit të Mbrojtjes egjiptian disa ditë më parë, një tjetër autobombë shpërtheu në Egjipt. Këtë rradhë në shënjestër ishin zyrat qëndrore të inteligjensës së Egjiptit në gadishullin e Sinait. Sipas televizionit shetëror, 4 persona kanë vdekur nga shpërthimi dhe 10 të tjerë janë plagosur.
Disa ditë më parë, 9 militantë islamik u vranë në një ofensivë ushtarake po në këtë zonë. Pak më vonë, një shpërthim i dytë goditi një pikë kontrolli ushtarake aty afër. Ende nuk dihet nëse ka të plagosur.
Këto sulme ndodhën pas një fushate ushtarake në Sinai ku objektivat ishin zonat ku strehoheshin militantët islamik afër qyteteve të Rafah dhe Sheikh Zuweyid.
Në 7 shtator, helikopterë të ushtrisë ndërmorën sulme ajrore për të shkatërruar depo armësh, automjetesh dhe vende strehimi të militantëve.
(e.d/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com