TIRANË - Kryeministri Sali Berisha reagoi sot lidhur me zhvillimet tragjike të dy ditëve të fundit në Egjipt.

"Junta ushtarake e Kajros kreu dy ditët e fundit një masakër të vërtetë ndaj protestueseve paqësorë. Kjo masakër, në të cilen u ekzekutuan qindra, e ndofta mijera protestues, deshmon fytyren e vertete te juntes puçiste, që u instalua në Kajro pas përmbysjes së presidentit te zgjedhur me voten e lire te qytetareve egjiptianë. Keto zhvillime tragjike deshmojne se bashkepunetoret e afert te Mubarakut po rikthejne me gjak dhe hekur regjimin e tyre barbar”, shprehet kryeministri Berisha në një deklaratë për mediat.

hqiptarët, vijon Berisha, “qe kane tek egjiptianet nje komb mik, ndjekin me dhimbje dhe te shokuar zhvillimet ne kete vend”. “Duke denuar me ashpersine me te madhe masakrat e juntes ushtarake te Kajros ndaj popullsise civile, qeveria shqiptare ben thirrje per nje qendrim nderkombetar te koordinuar te vendosur per te ndalur doren e masakres ndaj qytetareve nga ushtaraket puçist qe po zhysin vendin ne lufte civile dhe kaos dhe per te rivendosur dialogun midis forcave politike kryesore te vendit", thekson Kryeministri Berisha.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)