EGJIPT - Gjykata egjiptiane e Apelit ka konfirmuar dënimin me vdekje për 21 tifozët e përfshirë në përleshjet e dhunshme në stadiumin e Port Said ku mbetën të vrarë më shumë se 70 persona në shkurt të 2012-s.

Trazirat filluan pas përfundimit të lojës në stadiumin e Port Said, mes tifozëve të al-Masry dhe klubit të Kajros al-Ahly. Të 21 të pandehurit të dënuar me vdekje të shtunën, kanë qenë tifozë të Al-Masryt të cilët hodhën gurë, shkopinj dhe fushekzjarre mbështetësve të skuadrës rivale.

Gjithashtu u morën vendime edhe për 52 të pandehur të tjerë në, përfshirë zyrtarë policorë. Disa prej tyre u dënuan me dënim të përjetshëm, ndërsa shefi i sigurisë në stadium u dënua me 15 vjet burg.

Në janarin e kaluar vendimi i gjykatës së shkallës së parë shkaktoi zemërim në Port Siad, ku mbështetësit dhe të afërmit e të dënuarve bënë përpjekje për sulmuar burgun, ku ndodheshin të pandehurit, dhe kanë sulmuar stacionet e policisë. Nga këto përleshje humbën jetën të paktën 22 persona dhe më shumë se 500 të tjerë mbetën të plagosur.

Në atë kohë disa tifozë akuzuan mbështetësit, që përmbysën regjimin e presidentit Hosni Mubarak, se kishin provokuar incidentin.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)